Home / Lajme / Rajon / Arrestohet banda ballkanase që falsifikonte para

Arrestohet banda ballkanase që falsifikonte para

Policia austriake në bashkëpunim me policinë evropiane EUROPOL ka arrestuar një grup kriminal të falsifikimit të parave

Policia austriake në bashkëpunim me policinë evropiane EUROPOL ka arrestuar një grup kriminal të falsifikimit të parave, që kishte origjinën nga vendet ish-Jugosllave.

Gazeta “Kronen Cajtung” ka shkruar sot se banda ballkanase udhëhiqej nga kriminelë serb, të cilët shtypnin para të falsifikuara dinarë, përmes së cilave ata blenin pasuri të patundshme pronësore në Serbi. Grupi gjithashtu prodhonte edhe pasaporta dhe letërnjoftime të falsifikuara.

Hetimet kanë vazhduar disa muaj, ndërsa aksioni u zhvillua në Vjenë, me ndërhyrjen e njësiteve speciale austriake. Gjatë aksionit u bastisën 12 apartamente dhe shtëpi dhe janë konfiskuar sasi të mëdha të parave dhe dokumenteve të falsifikuara.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *