Home / Lajme / Maqedoni / Asfaltohen rrugë në Gostivar

Asfaltohen rrugë në Gostivar

11 qershor-“Këtu është larguar gjithë asfalti i vjetër dhe është shtruar asfalt i ri sipas standardeve që qytetarët tanë të kenë kushte më të mira. Kështu do të vazhdojmë edhe nëpër pjesët tjera të qytetit deri në përfundim të mandatit tonë. Vlera e projektit është 1.5 milion denar, kurse gjatësia e rrugës është 200 metra”, tha kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.

U promovua asfaltimi i dy krahëve të rrugës në Bulevardin “Vëllezërit Gjinoski”, në afërsi të Gjyqit në Gostivar.

Punët janë kryer në afatin e paraparë dhe janë bërë sipas standardeve të cilët kërkohen, e jo si më herët kur rrugët gërvishteshin dhe shtrohej i njëjti asfalt.

“Këtu është larguar gjithë asfalti i vjetër dhe është shtruar asfalt i ri sipas standardeve që qytetarët tanë të kenë kushte më të mira. Kështu do të vazhdojmë edhe nëpër pjesët tjera të qytetit deri në përfundim të mandatit tonë. Vlera e projektit është 1.5 milion denar, kurse gjatësia e rrugës është 200 metra”, tha kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.

Aktualisht janë duke vazhduar punët për sanimin dhe . mbushjen e gropave në qytet.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *