Home / Lajme / Maqedoni / Avramopulos: Shkupi të lë prapa të kaluarën ballkanike (VIDEO)

Avramopulos: Shkupi të lë prapa të kaluarën ballkanike (VIDEO)

04 Qershor – Shefi i diplomacisë greke, Dimitris Avramopulos ka porositur se Shkupi definitivisht duhet të vendos që të lë prapa të kaluarën ballkanike dhe të punojë në mënyrë konstruktive për të ardhmen evropiane.

Ai në një intervistë për një javore të Athinës deklaroi se tashmë është e njohur sipas tij, dëshira e palës greke për të zgjidhur kontestin e emrit, ashtu siç ishte e njohur gatishmëria për të zgjidhur këtë çështje në përputhje me parimet dhe kriteret që duhet plotësuar para se të arrihej tek zgjidhja e kontestit.

“Greqia ka marrë hapa që tregojnë se ka vepruar me vullnetin e mirë në negociatat e udhëhequra nën patronatin e OKB-së, por për fat të keq, nuk kemi parë hapa përkatëse nga Shkupi”, ka akuzuar Avramopulos.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *