Home / Sport / Bajern, bamirësi me stërvitjet e Guardiolës

Bajern, bamirësi me stërvitjet e Guardiolës

Interesimi i jashtëzakonshëm për Pep Guardiolën, i cili prezantohet të hënën si trajneri i ri i Bajern Mynih, ka bërë që klubi bavarez të gjejë një mënyrë origjinale që këtë interesim të madh ta kthejë në një eveniment bamirësie.

Klubi ka vendosur që dy seancat e para stërvitore të Guardiolës me datë 26 dhe 27 qershor, do të jenë të hapura për publikun dhe do të zhvillohen në stadiumin “Allianz Arena”. Biletat do të kushtojnë 5 euro dhe në treg do të hidhen 71 mijë të tilla, për secilën nga dy ditët.
Të gjitha paratë e mbledhura do të shkojnë në ndihmë të organizatave që po punojnë për rehabilitimin e zonave të përmbytura gjatë javëve të kaluara në të gjithë Bavarinë.
Përsa i përket prezantimit të Guardiolës, janë zbuluar edhe detajet e konferencës së parë për shtyp, ku do të jenë të pranishëm më shumë se 350 gazetarë dhe do të transmetohet drejtpërdrejt nga 4 televizione dhe faqe të panumërta interneti.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *