Home / Sport / Bajern mbyll sezonin prefekt duke fituar edhe Kupën

Bajern mbyll sezonin prefekt duke fituar edhe Kupën

Bajern Mynih ka arritur të shënojë sezonin perfekt të një skuadre gjermane, pasi pas kampionatit dhe Ligës së Kampioneve, siguroi edhe Kupën e Gjermanisë. Skuadra e drejtuar nga Jup Heinkes ka mundur me meritë me rezultatin 3-2 ekipin e Shtutgart në këtë finale.

Bavarezët dominuan dhe me meritë kaluan në avantazh në fundin e pjesës së parë pas penalltisë së Myler. Dy golat e Mario Gomez në pjesën e dytë ishin rrjedhojë e po kësaj epërsie të dukshme, me Shtutgartin që dukej i pafuqishëm për të reaguar. Por krenaria e kundërshtarëve të Bajernit në minutat e fundit solli dy gola të Harnik, që vuri në diskutim këtë fitore për bavarezët.
Megjithatë, fituesit e Ligës së Kampioneve treguan qetësi në minutat vendimtarë duke mbrojtur rezultatin për të ngritur trofeun e tyre të tretë të këtij sezoni ku kanë fituar gjithçka, duke thyer rekorde të panumërt.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *