Home / Sport / Bajern ofron Roben për të marrë Suarez nga Liverpuli

Bajern ofron Roben për të marrë Suarez nga Liverpuli

Bajern Mynih ka hyrë në garë për të siguruar shërbimet e Luis Suarez dhe për këtë arsye është gati të ofrojë si shkëmbim edhe Arjen Roben. Skuadra gjermane duket se ka cilësuar objektiva madhorë në merkato, ndonëse vjen pas një sezoni ku ka fituar gjithçka në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ndonëse Liverpuli po përpiqet të mbajë me forcë uruguaianin, i cili pak ditë më parë praktikisht ftoi Real Madrid të bënte një ofertë për të, bavarezët kanë një avantazh shumë të madh në favorin e tyre. Menaxheri i sulmuesit është Pere, vëllai i Pep Guardiolës, trajnerit që do të marrë drejtimin e klubti gjerman gjatë verës. Kjo mund të shtyjë Suarez të pranojë të transferohet në Gjermani, për të filluar atje një cikël të ri me këtë skuadër.
Nga ana tjetër, nëpërmjet këtij transferimi, Guardiola shpreson të zgjidhë edhe situatën me Roben, i cili nga mediat gjermane shihet si “i tepërt” në planet e spanjollit. Ndonëse Roben ishte heroi i finales së “Uemblit” falë golit në minutën e 89-të, ai vlerësohet më pak se futbollistët e tjerë të bavarezëve dhe vështirë se do të pranonte stolin tani që edhe Mario Gëtze do t’i bashkohet kësaj skuadre.

Gjithashtu lexo

Minutat e para të Neymarit ndaj Toulouse: Përlotet, driblon bukur, godet shtyllën dhe në fund shënon gol (Foto/Video)

Fillimi i ndeshjes së Neymarit me Paris Saint Germainin ndaj Toulouse ka nisur me emocione …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *