Home / Sport / Barça, pas 17 vitesh pa asnjë titull evropian

Barça, pas 17 vitesh pa asnjë titull evropian

Klubi i Barcelonës e sheh veten për herë të parë pas 17 vitesh pa një trofe ndërkombëtar, i mësuar të fitojë me një nga skuadrat e shumësportëshit të vet që fitonin rregullisht trofe.

Që nga viti 1996, klubi katalanas ka fituar një titull evropian me të paktën një nga sportet më përfaqësueses, por këtë vit nuk ka qenë e mundur që të arrihet asnjë sukses i tillë.
Ekipi i futbollit, më përfaqësuesi i këtij klubi, u dorëzua përballë Bajern Mynih në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve. Skuadra e basketbollit, edhe ajo shumë e suksesshme, u dorëzua në gjysmëfinalet e Euroligës përballë Real Madrid. Ndërkohë, ekipi i futsallit, kampion Evrope në fuqi, u dorëzua përballë Kairat Almnati po në gjysmëfinale të turneut.
Pritej që këtë javë sukseset të vitin nga sportet e tjerë, si hokei me patina, por përsëri ishte një disfatë në gjysmëfinale që preu rrugëtimin e katalanasve, këtë radhë përballë Benfikës. Ekipi që iu afrua më shumë një titulli kontinental ishte ai i hendbollit, i cili arriti në finalen e Kupës së Evropës, por u mund nga Hamburgu pas një kohe shtesë.

Titujt ndërkombëtarë të fituar nga skuadrat e Barcelonës që nga viti 1996:
Hokei me patina: 1998, 2000, 2001, 2002, 2004, 2005, 2007, 2008 dhe 2010.
Hendboll: 1996, 1997, 1998, 1999, 2000 dhe 2005.
Futboll: 2006, 2009 dhe 2011.
Basketboll: 2003, 2010 dhe 2011.
Futsall: 2012.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *