Home / Lajme / Maqedoni / BDI dhe VMRO nuk merren vesh për këshillin gjyqësor (VIDEO)

BDI dhe VMRO nuk merren vesh për këshillin gjyqësor (VIDEO)

06 Qershor – Këshilli gjyqësor i anuloi shpalljet për zgjedhjen e tre gjykatësve në Gjykatën e Lartë, pasi anëtarët e Këshillit të propozuar nga VMRO-DPMNE-ja dhe nga BDI-ja nuk arritën harmonizimin e qëndrimeve dhe të zgjedhin dikë nga kandidatët e paraqitur.

Mosmarrëveshjet nisën kur zëvendëskryetari i Këshillit gjyqësor Bashkim Besimi i cili ofroi dorëheqje nga ky pozicion për tu bërë gjykatës në Gjykatën e Lartë. Por, marrëveshja e koalicionit është ngatërruar në moment të fundit, ndaj anëtarët maqedonas nuk e kanë mbështetur shefin e tyre të deridjeshëm të hyjë në Gjykatën e Lartë. Ai nuk ka marrë mbështetje as në votimin një nga një që u zbatua me kërkesë të anëtarëve shqiptarë. Pasi propozimi i tyre nuk kaloi shqiptarët përmes parimit të Badenterit votuan kundër favoritit të shumicës, dhe kështu prokurorja shtetërore Olivera Kitanova nuk u zgjodh gjykatëse në Gjykatën e Lartë.

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *