Home / Lajme / Maqedoni / BDI keqardhje për bllokimin e integrimeve (VIDEO)

BDI keqardhje për bllokimin e integrimeve (VIDEO)

Tetovë, 20 Qershor – Për BDI-në, paralajmërimet se Maqedonia nuk do të jetë në rend dite në Samitin e BE-së, nuk janë aspak befasuese pasi Maqedonia nuk ka bërë progres në zgjidhjen e çështjes së emrit.

Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani tha se edhe pse tani është vonë për t’u ndërmarrë çfarëdo hapi për të ndryshuar vendimin e shteteve anëtare, të dyja palët duhet të shfrytëzojnë periudhën e ardhshme për të ndërtuar dialogun në bazë të propozimit të fundit të ndërmjetësit Nimic. Sipas Osmanit, BDI-ja është angazhuar me të gjitha kapacitetet për të ndikuar në zgjidhjen e çështjes së emrit, e cila sipas tij është pengesa kryesore që bllokon vendin në rrugën e saj euro-atlantike.“Duhet të fillojë të ndërtohet dialogu i drejtpërdrejtë ndërmjet palëve për të gjetur kompromisin, pa gjetjen e këtij kompromisi nuk ka lëvizje, është e qartë, drejt euro-integrimeve. Mendojmë se është kohë e shkurtër që këto ditë para Samitit të ndërtohet ky dialog dhe mbi të, të krijohet kompromisi por jemi të bindur se koha deri në Samitin e dhjetorit është më se e mjaftueshme që ky dialog të përfundojë me kompromis dhe të debllokohet procesi. Natyrisht se ne shprehim keqardhje se në këtë Samit nuk do ta arrijmë atë lëvizje përpara, por zgjidhja e çështjes së emrit është kapislla e cila do të iniciojë proceset e tjera andaj fokusi është në këtë drejtim dhe në bazë të propozimit të z.Nimicit kjo periudhë do të duhet të shfrytëzohet që kompromisi të gjendet deri në dhjetor”, tha Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.

Lajmi se Maqedonia, jo vetëm që nuk do të marrë datë për bisedime në samitin e ardhshëm të Bashkimit Evropian, por as që do të përmendet në konkluzionet e samitit, është transmetuar sot pothuajse nga të gjitha mediat greke.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *