Home / Lajme / Maqedoni / BDI: Ndërkombëtarët nuk kërkojnë nga ne që të braktisim Qeverinë

BDI: Ndërkombëtarët nuk kërkojnë nga ne që të braktisim Qeverinë

28 qershor-
“Bashkësia ndërkombëtare asnjëherë nuk ka kërkuar nga ne që të kushtëzojmë zgjidhjen e kontestit të emrit me dalje nga Qeveria. Përkundrazi, gjithmonë bashkësia ndërkombëtare kërkon bashkërisht që të rrisim bashkërisht dinamikën për zgjidhjen e këtij kontesti”, theksoi Bujar Osmani.

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani ka komentuar sot deklaratën e kryeministrit Nikolla Gruevski se ka mesazhe nga bashkësia ndërkombëtare për kushtëzimet me nxjerrjen e BDI-së nga Qeveria.

“Bashkësia ndërkombëtare asnjëherë nuk ka kërkuar nga ne që të kushtëzojmë zgjidhjen e kontestit të emrit me dalje nga Qeveria. Përkundrazi, gjithmonë bashkësia ndërkombëtare kërkon bashkërisht që të rrisim bashkërisht dinamikën për zgjidhjen e këtij kontesti”, theksoi Bujar Osmani.

Ai theksoi se partia e tyre përshëndet qëndrimin e kryeministrit i cili kërkon dialog direkt me Greqinë për propozimin e fundit të ndërmjetësit Nimic. (INA)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *