Home / Lajme / Maqedoni / BDI: Së bashku arritëm shumë (VIDEO)

BDI: Së bashku arritëm shumë (VIDEO)

Tetovë, 06 Qershor – Me rastin e 11 vjetorit të themelimit, Bashkimi Demokratik për Integrim ka uruar të gjithë përkrahësit, simpatizantët, anëtarët, strukturat partiake dhe funksionarët e këtij subjekti politik.

“Kryefjala e këtyre 11 viteve të kaluara, për ne tek Bashkimi Demokratik për Integrim, ka qenë fjala “BASHKË” që njëkohësisht përcakton edhe filozofinë tonë politike. Rrugën e Bashkimit Demokratik për Integrim e nisëm bashkë me ju 11 vjet më parë, dhe të gjitha sukseset e arritura janë të përbashkëta. Djemtë dhe vajzat më të mira të kombit tonë u bënë pjesë e këtij institucioni, të lindur nga vet populli, duke dhënë kontribut të madh në avancimin e të drejtave kolektive të shqiptarëve në Maqedoni”, thuhet në kumtesën e kabinetit të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti. BDI thotë se, për më shumë se një decenie ka luftuar me përkushtim për zbatimin e tërësishëm të Marrëveshjes së Ohrit, shoqëri të barabartë, integrimin e vendit në Bashkimin Evropian dhe në NATO si dhe zhvillimin ekonomik.“Të arriturat kryesore që shënuan 11 vitet e kaluara përfshijnë fitore të njëpasnjëshme në të gjitha proceset zgjedhore, por edhe ndryshimin e statusit juridik të shqiptarëve në vend, zyrtarizimin e Universitetit Shtetëror të Tetovës, statusin vend kandidat për anëtarësim në BE, liberalizimin e vizave, ndarjen territoriale dhe decentralizimin, institucionalizimin e vlerave dhe simboleve kombëtare dhe shumë të tjera”, thuhet më tej në kumtesë.
Partia shqiptare në pushtet thekson se, ka arritur shumë për këto vite, por se mbeten akoma shumë punë për tu bërë. “Ne jemi shumë mirënjohës për përkrahjen tuaj të madhe në të gjitha këto vite dhe ndajmë të gjitha të arriturat bashkë me ju, por njëkohësisht jemi të ndërgjegjshëm që kemi edhe shumë punë për të bërë. Për këtë, neve nuk na mungon as guximi, as dija e as vullneti. Sot, jemi akoma më të përkushtuar për ta vijuar punën tonë, përgjithmonë bashkë me ju, sepse kur jemi bashkë jemi më të forte, kur jemi bashkë, punët i bëjmë më të qëndrueshme, kur jemi bashkë, jemi të pathyeshëm”, thuhet në fund të kumtesës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *