Home / Lajme / Maqedoni / BDI shënoi 11 vjetorin (VIDEO)

BDI shënoi 11 vjetorin (VIDEO)

Tetovë, 05 Qershor – Bashkimi Demokratik për Integrim sot ka shënuar në mënyrë modeste 11 vjetorin e themelimit të saj.

Me këtë rast kryesia qendrore e BDI-së, ka mbajtur seancë solemne. Kryetari Ali Ahmeti me këtë rast ka patur një shqyrtim të shkurtër për qëllimet dhe arritjet kryesore të partisë në 11 vitet e fundit. Sekretari i përgjithshëm i partisë, Abdilaqim Ademi në një deklaratë të shkurtë për mediat informoi se duke pas parasysh se nuk bëhet fjalë për një vit jubilar nga formimi i partisë nuk do të ketë manifestim tjetër më të madh. Nga formimi i partisë në vitin 2002 për BDI-në ka tre shtylla kryesore për veprim-zbatim i Marrëveshjes së Ohrit, integrimi i shqiptarëve në institucionet shtetërore dhe integrimi i Maqedonisë në BE dhe në NATO. Vlerësimi ynë është se edhe për tre qëllimet kemi arritur punë shumë pozitive. Njëkohësisht, kontribut të madh kemi dhënë edhe në shumë sfera dhe projekte tjera në interes si të shqiptarëve ashtu edhe të shtetit, midis të cilëve janë legalizimi i Universitetit Shtetëror të Tetovës, fillimi i procesit të decentralizimit në nivel lokal, kulturë etj”, tha Ademi per mediat.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *