Home / Lajme / Rajon / Berisha do të pranojë rezultatet e zgjedhjeve

Berisha do të pranojë rezultatet e zgjedhjeve

24 qershor-dhe Berisha edhe Rama pretendojnë se janë fitues të këtyre zgjedhjeve por fjalën përfundimtare do ta jep Komisioni Qendror Zgejdhor.

Ndërsa procesi i numërimit të votave po vijon normalisht në të gjitha qarqet e vendit, kryetari i delegacionit të PE-së, Eduard Kukan, kryesuesi i komisionit Ad Hoc për zgjedhjet në vendin tonë, i shoqëruar edhe nga ambasadori i BE-së Ettore Sequi, zhvilloi takime me liderët e partive kryesore. Ambasadori Sequi dhe zoti Kukan mbërritën në zyrën e kryeministrit Berisha rreth orës 10:00, ndërsa takimi ka zgjatur vetëm 30 minuta. Menjëherë pas takimit me kryeministrin, ata zhvilluan një takim të shkurtër edhe me liderin e PS-së Edi Rama në selinë rozë. Pas takimit, Kukan u ndal para gazetarëve ku theksoi sërish rëndësinë që kanë këto zgjedhje për të ardhmen e Shqipërisë. Ai nënvizoi se liderët politikë janë përgjegjës për mbarëvajtjen e procesit. “Nëse procesi mbyllet me sukses, atëherë kjo është një fitore për Shqipërinë dhe besoj se do të jetë një shtysë e fortë për integrimin. Ne jemi gati t’ju japim mbështetje. Eshtë përgjegjësi e liderëve politikë për këtë mbarëvajtje të procesit zgjedhor, këto zgjedhje janë vendimtare për vendin, është fitore për gjithë vendin, për integrimin në BE dhe Evropë dhe të ardhmen evropiane”- tha Kukan. Kukan e cilësoi përgjithësisht të qetë ditën e zgjedhjeve, ndërsa përmendi ngjarjen e rëndë në Laç, ku një simpatizant i LSI-së u vra me armë zjarri, ndërsa një kandidat i PD-së u plagos. Kreu i delegacionit të PE-së bëri të ditur se kryeministri Berisha e kishte garantuar se do të pranonte verdiktin e qytetarëve. Prokuroria e Lezhës në bashkëpunim edhe me Policinë kanë shoqëruar mbi 30 persona që kanë dijeni për atentatin ndaj simpatizantit të LSI-së Gjon Gjoni , cili u vra dje pranë qendrës së votimit në Lezhë, ku mbeti i plagosur dhe kandidati i Partisë Demokratike Mhill Fufi.Këta persona sipas burimeve policore kanë dijeni për ngjarjen e djeshme dhe kanë qenë në vendngjarje, por ansjë nga këta të shoqëruar nuk prnaon ta identifikojë autorin, nga frika e hakmarrjes.Prokuroria në vengjngjarje ka mbledhur prova shkencore, gjurmë gjaku, të cilat janë dërguar për ekzaminim në laborator, të cilat mund të cojnë në identifikimin e autorit të ngjarjes.Edhe Berisha edhe Rama pretendojnë se janë fitues të këtyre zgjedhjeve por fjalën përfundimtare do ta jep Komisioni Qendror Zgejdhor.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *