Home / Sport / Berisha firmos një vit me Metalurgun

Berisha firmos një vit me Metalurgun

Klubi i Metalurgut e ka parë Berishën si zëvendësim të mirë pas largimit të serbit Goran Dragoviq që u largua para disa ditëve.

Sedat Berisha prej sot ka filluar stërvitjet me ekipin e Metalurgut, me të cilët mbrëmë ka nënshkruar marrëveshje një vjeçare, pasi përfundoi aventurën tek Shkëndija.

Klubi i Metalurgut e ka parë Berishën si zëvendësim të mirë pas largimit të serbit Goran Dragoviq që u largua para disa ditëve.

“Jam i kënaqur nga marrëveshja e arritur me Metalurgun. Prej sot kam filluar stërvitjet dhe shpresoj se shumë shpejt do të adaptohem në klubin e ri”, tha enkas për “Portalb”, mbrojtësi shkupjan Sedat Berisha.

Të përkujtojmë se ekipi i Metalurgut ndeshjen e parë të Liga Evropës do ta luajë kundër skuadrës Karabah nga Azarbajxhani.

“Nuk jam i sigurtë nëse do të mundem të luaj në ndeshjen e parë kundër Karabahut, pasi që jam vonuar me dorëzimin e dokumentacionit, ndërsa shpresoj se do të jetë gjithçka në rregull për ndeshjen kthyese”, shtoi Berisha.

Nga ana tjetër, Shkëndija do të mbetet edhe pa mesfushorin Muhamed Useini i cili në ditët në vijim pritet të nënshkruaj marrëveshje me skuadrën e Rabotniçkit. Më herët nga ekipi tetovar u larguan edhe Muzafer Ejupi, Gjerlbrim Taipi, Mevlan Murati, ndërsa afër largimit janë Artim Pollozhani, Ardit Shaqiri dhe Ardian Cuculi.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *