Home / Lajme / Rajon / Berisha: Jap dorëheqjen nga funksionet e mia në PD

Berisha: Jap dorëheqjen nga funksionet e mia në PD

Tiran 26 Qershor – “Nuk arritëm të fitonim në garën e 23 qershorit dhe për këtë që ndodhi, përgjegjësia bie mbi një njeri të vetëm dhe ky jam unë, Sali Berisha. Duke marrë të gjitha përgjegjësitë, kam vendosur që të jap dorëheqjen nga funksionet e mia në forumet e Partisë Demokratike”.

Ky ishte thelbi i fjalimit të shumëpritur këto orët e fundit nga Kryeministri Sali Berisha, i cili pritej të dilte në publik pas humbjes që pësoi në zgjedhjet e të dielës.

Me një fjalim të mirëpërgatitur, Berisha deklaroi se do të qëndrojë në Partinë Demokratike për të dhënë kontributin e tij, ndërsa e konsideroi këtë fjalim, jo si fjalim lamtumire, por si një veprim normal pas zhvillimeve të fundit.

Ndryshe nga gjuha e ashpër politike përpara dhe gjatë fushatës, Berisha i uroi kundërshtarit të tij Edi Rama mbarësi në detyrën e re.

Berisha tha se ky mesazh ishte i vonuar, por e justifikoi këtë duke thënë se e bëri për të respektuar punën e komisionerëve që numëronin votat e shqiptarëve.

Kryeministri theksoi se i bindet verdiktit të sovranit, i cili foli me votë dhe zgjodhi alternativën tjetër.

“Qytetarët votuan alternativën tjetër, sepse kundërshtarët kanë premtuar shërbime shëndetësore falas, ulje të taksave për 95 për qind të popullsisë e këto premtime ne nuk mund t’i bënim dot, sepse ato bien në kundërshtim me barazinë sociale dhe me konkurrencën e ndershme”, tha Berisha.

Më tej, me bindjen se PD do të rivijë në pushtet, Berisha u shpreh se në mandatin tjetër do të realizohen të gjitha premtimet e bëra për zhvillimin e Shqipërisë, ndërsa bëri një panoramim të punës 8-vjecare në krye të qeverisë.Po ashtu Berisha vlerësoi projektin TAP, si historik për fatin ekonomik dhe zhvillimin e Shqipërisë.

Berisha fotografohet nga qytetarët

Kryeministri Sali Berisha është fotografuar për herë të parë në publik që pas datës 23 qershor, paraditen e te merkures, në momentin e lënies së apartamentit të tij pranë “Rrugës së Elbasanit”.

Në shoqërinë e truprojave të tij është drejtuar per ne ambasaden hungareze, ku ka shprehur ngushellimet e tij per largimin nga jeta te ish-kryeministrit te ketij vendi.

Një ditë më parë kryeministri i shoqëruar nga kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha, takoi në presidencë Presidentin e Republikës, Bujar Nishani.

Nuk ka asnjë informacion, si nga zyra e kryeministrit ashtu edhe nga ajo e presidentit mbi atë që është diskutuar në takim.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *