Home / Lajme / Rajon / Berisha pas 4 vitesh rikthehet në Tropojë

Berisha pas 4 vitesh rikthehet në Tropojë

15 qershor-
Në një dalje televizive mbrëmjen e së premtes, Berisha erdhi para syve të publikut ashtu si kurrë më pare, me pjesë nga jeta e tij përtej kostumit të Kryeministrit, por nuk kanë munguar dhe batudat domethënëse politike për palën kundërshtare.

4 vjet pas vizitës së fundit në vendlindjen e tij, fushata elektorale do ta kthejë Kryeministrin Berisha sërish këtë të shtunë në Tropojë, ku pritet të prezantojë dhe kandidatin për deputet, Besnik Dusha.

Kreu i qeverisë pritet të mbajë një fjalim rreth orës 11:00 në qendër të qyetit B. Curri, ndërsa më pas do ti drejtohet qëndrës së Hasit për të prezantuar kandidatin për deputet të zonës. Vizita e fundit e Kryeminsitrit në Tropojë ishte në maj të 2009, ku theu tabunë 12-vjecare të mungesës së prezencës së tij në këtë qytet.

Ditët e fundit të fushatës Kryeministri Berisha mjeshtërisht i ka shndërruar në një kthesë 360 gradë, duke shuar dhe zërat kritikë për shmangie të debateve mediatike, madje duke u bërë dhe pjesë e formateve televizive jashtë stilit të tij.

Në një dalje televizive mbrëmjen e së premtes, Berisha erdhi para syve të publikut ashtu si kurrë më pare, me pjesë nga jeta e tij përtej kostumit të Kryeministrit, por nuk kanë munguar dhe batudat domethënëse politike për palën kundërshtare.

Legjendës se ka hipur në kalë dhe nuk zbret më, ai i është përgjigjur se ka zbritur por i ka hipur prapë. Berisha është shprehur i sigurt në mandatin e tij të tretë, duke shpjeguar se “lufta” e 23 qershorit nuk është për Kryeministrin por kryetarin e PS, andaj ka porositur kryesocialistin të bëjë kujdes nga lideri i LSI.

Nën moton pushteti të lodh kur nuk e ke, Kryeministri deklaroi se kërkon një tjetër mandat jo për të kënaqur ambicien personale, por për të mbrojtur ato që beson.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *