Home / Lajme / Maqedoni / BFI-ja uron besimtarët me rastin e Israsë dhe të Miraxhit (VIDEO)

BFI-ja uron besimtarët me rastin e Israsë dhe të Miraxhit (VIDEO)

04 Qershor – Të gjitha fetë dhe besimet kanë data të rëndësishme të cilat shënohen nga ana e besimtarëve të tyre.

Në këtë aspekt, në mes tjerash, në kalendarin islam ka edhe disa netë të mëdha. Të mërkurën në mbërmje është nata e Israsë dhe Miraxhit, dhe me këtë rast Reis-ul-Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi dërgoi urimin e tij me rastin e kësaj nate të madhe. “Tani jemi në muajin Rexheb, në fillim të të cilit e përcollëm Natën e Regaibit, ndërsa tani më 26/27 Rexheb kemi Natën e Israsë dhe të Miraxhit, gjegjësisht më 5 dhe 6 qershor 2013. ‘Isra’ llogaritet udhëtimi i natës së të dërguaritë të Allahut (a.s.) nga Mekkeja deri në Mesxhidul Aksa, Jerusalem, ndërsa ‘Miraxh’, është ngjitja e Muhammedit (a.s.) në lartësitë më të mëdha qiellore.

Israja dhe Miraxhi është një natë e bekuar, një ngjarje e veçantë për botën islame dhe atë njerëzore, por mbi të gjitha një muxhize (mrekulli) e cila akoma në vete mbart aktualitetin dhe gjithnjë shërben për t’i treguar njerëzimit se Muhamedi (s.a.v.s.) është pejgamberi që e përjetoi këtë udhëtim, pavarësisht se ishte njeri i rëndomtë, por fuqia e Allahut është e asaj natyre që mundëson çdo gjë për t’i treguar logjikës së njeriut se botën e dukshme dhe të padukshme (dhe të gjitha botërat) janë të krijuara nga fuqia e pafund e Allahut fuqiplotë.Israja dhe Miraxhi është natë e cila sfidon çdo logjikë dhe gjithnjë është çështje që zgjon kureshtje te njerëzimi. Për të operacionalizuar këtë çështje, edhe bota më e zhvilluar akoma nuk e ka afër mendjes se si ka mundur të ndodhë ky udhëtim; mbi të gjitha, jo çdo herë logjika ka hapësirë dhe mundësi të kuptojë cilësin e Allahut kur Ai thotë: ‘Bëhu’ dhe ajo bëhet.Shfrytëzoj rastin t’i përgëzoj të gjithë besimtarët e vendit tonë, në diasporë dhe në gjithë shoqërinë islame që kjo natë përkushtimi ndaj Allahut (xh.sh.) të jetë e veçantë, ndërsa ibadeti ynë të jetë ashtu siç thoshte Muhamedi (a. s.): “Namazi është Miraxhi i besimtarit.” Na qoftë për hair Israja dhe Miraxhi!”, thuhet në urimin e kryetarit të BFI-së, Reis-ul-Ulema i BFI H. Sulejman ef. Rexhepi.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *