Home / Lajme / Maqedoni / Bie rrjeta e stadiumit të improvizuar në sheshin Iliria (VIDEO)

Bie rrjeta e stadiumit të improvizuar në sheshin Iliria (VIDEO)

Tetovë, 10 Qershor – Rrjeta mbrojtëse e stadiumit të improvizuar në qendër të Tetovës ka rënë pasditen e sotme por nuk ka shkaktuar viktima apo të lënduar.

Rrjeta mbrojtëse në qendër të Tetovës ishte vendosur për ndeshjet në futboll të vogël që mbahet në sheshin Ilira. Fatmirësisht në momentin e rënies nuk ka pasur fëmijë dhe rasti ka kaluar pa të lënduar. Nga informacionet që i siguruam në vendngjarje, morrëm vesh se vetëm një 20 vjeçar ka marrë lëndime të lehta kurse në momentin e rënies ka pasur shumë njerëz të cilët kanë lëvizur. Sipas informatave sonte luhet ndeshja e finales dhe është tentuar që të vendosen reklama në rrjetë dhe kjo ka mjaftuar që e njejta të bie. Ndërkaq, nga pamjet shihet se janë dëmtuar edhe disa vetura për fëmijë të cilët qëndrojnë në qendër dhe shfrytëzohen nga fëmijët për të lëvizur në sheshin ilira. Ndërkaq, qytetarët e revoltuar theksojnë se kompetentët kur japin leje për mbajtjen e evenimenteve të këtilla duhet të garantojnë siguri sepse në të kundërtën paosjat mund të jenë edhe me tragjike. Meret vesh se organizatorë të këtij turenut janë komuna e tetovës në bashkëpunim me shoqata joqeveritare.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *