Home / Sport / Bielsa largohet nga Atletik Bilbao

Bielsa largohet nga Atletik Bilbao

Atletik Bilbao ka konfirmuar se trajneri Marcelo Bielsa do të largohet nga klubi në fund të kontratës së tij ekzistuese. Kjo do të thotë se tekniku i njohur do të lërë drejtimin në fund të muajit qershor, me presidentin Hosu Urruti që konfirmoi se vendimi i marrë kishte qenë i përbashkët.

Bielsa dërgoi këtë skuadër si në finalen e Europa League, ashtu edhe në atë të Kupës së Mbretit në sezonin 2011-2012, por në edicionin e fundit, kjo skuadër mbylli kampionatin në vendin e 12-të e kushtëzuar sidomos nga largimi i Havi Martinez drejt Bajern Mynih dhe ulja në stol e Fernando Jorente, i cili kërkonte të prishte kontratën me klubin.
“Në takimin e fundit të bordit për këtë sezon, vendosëm në unanimitet që të mos i propozonim trajnerit Marcelo Bielsa zgjatjen e kontratës. E kuptoj që ka shumë tifozë që do të dëshironin që ai të vazhdonte dhe është e drejtë të vlerësohet puna dhe përkushtimi i tij, por kjo është rruga më e mirë për Atletik Bilbaon”, konfirmoi Urruti.
Bielsa kërkoi të largohej nga drejtimi i ekipit një vit më parë, por drejtuesit insistuan që ai të respektonte deri në fund kontratën. Për trajnerin tani interesohet skuadra e Romës në Itali.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *