Home / Sport / Blank te PSZH, e konfirmon edhe “BeIN Sport”

Blank te PSZH, e konfirmon edhe “BeIN Sport”

Rrjeti televiziv “BeIN Sport”, në pronësi të sheikëve të Katarit që zotërojnë edhe PSZH, ka konfirmuar sot në drekë se klubi francez ka gjetur akordin me Loran Blank që të bëhet trajneri i ardhshëm i kësaj skuadre.

Lajmi është përhapur që një natë më parë, me konfirmimin që nuk është bërë nga asnjëra palë. Por në momentin kur ai është shfaqur edhe në kanalin zyrtar të “BeIN Sport”, atëherë të gjithë janë siguruar se ky nuk ishte thashethemi i radhës por se kishte një akord të mirëfilltë.
Blank ka një akord për një vit me opsion rinovimin edhe një vit tjetër, pasi në rast se do të bindë drejtuesit e klubit, kontrata do të rinovohet dhe pse jo, zgjatet edhe më shumë. Por si parim, ai do të pranojë të largohet me mirëkuptim në fund të sezonit të ardhshëm, për t’i lënë vendin Arsen Venger, atij që është planifikuar si trajneri afatgjatë i parisienëve në vitet në vazhdim.
Kjo lëvizje lë përfundimisht të lirë Karlo Ançelotin, i cili do të presë zyrtarizmin e akordit Blank-PSZH gjatë fillimit të javës së ardhshme, para se të bëjë publik destinacionin që tashmë e dinë të gjithë, Real Madrid.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *