Home / Sport / Blerja e parë e Pelegrinit është Navas

Blerja e parë e Pelegrinit është Navas

Manuel Pelegrini do të bëjë mesfushorin e Spanjës, Hesus Navas, blerjen e tij të parë në momentin kur do të ulet në pankinën e Mançester Sitit. Trajneri kilian mendohej se do të merrte nga Malaga talentin Isko, por përfshirja në një ankand të mundshëm me Real Madrid për shërbimet e lojtarit, ka bërë që anglezët të ndryshojnë mendje.

Siti dukej se ishte pranë firmës me futbollistin e Malagas, por madrilenët kanë ndërhyrë duke ofruar 20 milion euro dhe Kajehon për të marrë këtë futbollist. Ndaj drejtuesit e Sitit kanë vendosur që të mos bëhen pjesë e ankandit dhe të braktisin këtë pistë, duke kthyer sytë nga Navas.
Mesfushori që luan edhe si sulmues, është një prej lojtarëve më të spikatur te Sevilja në vitet e fundit dhe një simbol i këtij klubi. Por dje u bë e qartë se ai do t’i japë lamtumirën skuadrës së tij, pasi në mbyllje të ndeshjes së fundit të kampionatit, i dha lamtumirën tifozëve dhe u përshëndet edhe nga vetë shokët e tij të skuadrës.
I vetmi detaj që po pengon zyrtarizmin e transferimit është diferenca e ofertës prej 24 milion eurosh të klubit anglez me kërkesën e 30 milion eurove nga pala spanjolle. Por gjithçka mendohet të zgjidhet në javën në vazhdim, pasi Pelegrini ka kërkuar të ketë qartësi të plotë që në qershor rreth skuadrës me të cilën do të punojë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *