Home / Sport / Brazili bën spektakël me Japoninë

Brazili bën spektakël me Japoninë

Brazili ka respektuar parashikimet në garën e hapjes së së Kupës së Konfederatave, duke fituar me rezultatin 3-0 në ndeshjen kundër Japonisë. Skuadra e Skolarit më në fund ka arritur të tregojë një futboll spektakolar, ndoshta e ndihmuar disi edhe nga goli i shpejtë që i bëri të fillonin në mënyrë sa më të mirë këtë takim.

Ishte pikërisht i shumëdiskutuari Neimar që gjeti rrugën e rrjetës që në minutën e 3-të të ndeshjes, duke u bërë pastaj protagonist i shumë aksioneve sulmuese për kombëtaren e vendit të tij. Goli i dytë do të vononte deri në fillimin e pjesës së dytë, kur ishte Paulinjo që dërgoi topin në rrjetë, ndërsa Xho vulosi rezultatin përfundimtar 3-0 në minutën e fundit të takimit.
Kuptohet që kjo fitore ka entuziazmuar vendasit, të cilët të vetmet vërshëllima këtë radhë i ruajtën për ceremoninë e hapjes, drejtuar presidentes së vendit, Dilma Rusef, si dhe presidentit të FIFA-s, Sep Blater. Situata doli aq shumë jashtë kontrollit sa edhe Blater nuk i rezistoi tundimit për të marrë mikrofonin dhe për të bërë një koment rreth këtyre vërshëllimave. “Ku është fair-play dhe respekti?”, ishte batuta e Blater që si përgjigje mori një tjetër breshëri vërshëllimash nga shkallët e stadiumit “Mane Garrinça”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *