Home / Sport / Brazili dominon përballë Italisë

Brazili dominon përballë Italisë

Brazili dhe Italia kanë dhuruar një ndeshje shumë argëtuese në sfidën në grup mes këtyre dy skuadrave në Kupën e Konfederatave. Me kualifikimin e siguruar që në dy ndeshjet e para, dy skuadrat luftonin për të siguruar vendin e parë në grup, që në fund i shkoi Brazilit pas suksesit 4-2.

Vendasit kanë zhvilluar një ndeshje më të mirë, duke gjetur avantazhin në shtesën e pjesës së parë falë golit të Dante. Barazimi i Xhakerinit në fillimin e pjesës së dytë nuk trembi brazilianët, të cilët shënuan shumë shpejt dy gola të tjerë me Neimar dhe Fred.
Kielini shkurtoi diferencën në 3-2, por kur Italia po kërkonte me ngulm të paktën barazimin, një kundërzbritje e shpejtë përfundon me golin e Fred që vulos rezultatin përfundimtar 4-2 për seleçaon.
Në ndeshjen tjetër të grupit, Meksika ka arritur të mundë 2-1 Japoninë, falë dy golave të Hernandez, me Okazakin që në fund të takimit shënoi golin e nderit për aziatikët.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *