Home / Sport / Brazili në finalen e Kupës së Konfederatave

Brazili në finalen e Kupës së Konfederatave

Brazili ka arritur qëllimin që i kishte venë vetes në këtë Kupë Konfederatash, duke shkuar në finalen e këtij turneu. Seleçao ka mundur 2-1 Uruguain në një ndeshje ku ka mbizotëruar kujdesi tek të dy skuadrat, të cilat i kishin vënë qëllim vetes të mos pësonin gola.

Uruguai iu afrua më shumë golit në fillimin e takimit, pas një penalltie të fituar në minutën e 14-te. Por Diego Forlan u hipnotizua nga Hulio Cesar që gjeti krahun e gjuajtjes së sulmuesit duke e grushtuar atë dhe duke shpëtuar portën e tij.
Megjithatë, ishte Brazili që kontrolloi me shumë lojën dhe mbajtjen e topit, një dominim territorial të cilin e kurorëzoi në minutën e 41-të, kur Neimar depërtoi në zonë nga krahu i majtë ndërsa topi përfundoi te Fred, i cili e dërgoi atë në rrjetë me një devijim pak me fat.
Por Uruguai nuk u dorëzua lehtë dhe në fillimin e pjesës së dytë, barazoi rezultatin me Kavanin pas një rrëmuje në zonë. Gjithsesi, skuadra e Tabarez dukej se nuk kishte shumë forcë për të sulmuar dhe për t’u mbrojtur njëkohësisht, ndaj vendosi të linte thuajse krejtësisht fazën ofensive në favor të mbrojtjes.
Kjo bëri që Brazili të dominonte krejtësisht minutat e fundit dhe pas disa goditjeve nga këndi radhazi, vjen edhe goli i fitores së Paulinjo, në minutën e 86-të të kësaj sfide. Pavarësisht tentativa të dëshpëruara uruguaiane në minutat e fundit të takimit, rezultati nuk ndryshoi, duke bërë që seleçao të fillonte festën për kualifikimin në finalen e Kupës së Konfederatave, ku priti fituesen e çiftit Spanjë-Itali.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *