Home / Lajme / Maqedoni / Buçkovski paralajmëron Lëvizje të re politike

Buçkovski paralajmëron Lëvizje të re politike

12 qershor-“Ne presim që të rritemi në disa mijëra anëtarë dhe të shëndërrohemi në parti politike”, theksojnë nga kjo lëvizje, e cila menjëherë pritet të arrijë marrëveshjen e koalicionit me partinë GROM të kryetarit të komunës Karposh, Stevçe Jakimovski. Në kuadër të kësaj lëvizje pritet të bashkohen edhe parti tjera më të vogla.

Ish-kryeministri socialdemokrat në Maqedoni, Vllado Buçkovski paralajmëron promovimin e lëvizjes së re politike me emrin Aleanca Qytetare për Maqedoninë Pozitive.

Sipas tij, kjo lëvizje pritet të promovohet më 26 qershor, ndërsa më pas paralajmërohet një aktivitet masiv për të tubuar të gjithë qytetarët e pakënaqur në vend.

Udhëheqësia e kësaj lëvizje pritet të tubojë profesorë dhe biznesmenë të mirënjohur, kryesisht nga radhët e opozitës maqedonase, ndërsa nuk përjashtohet edhe inkuadrimi i shqiptarëve.

“Ne presim që të rritemi në disa mijëra anëtarë dhe të shëndërrohemi në parti politike”, theksojnë nga kjo lëvizje, e cila menjëherë pritet të arrijë marrëveshjen e koalicionit me partinë GROM të kryetarit të komunës Karposh, Stevçe Jakimovski. Në kuadër të kësaj lëvizje pritet të bashkohen edhe parti tjera më të vogla.

Gjithashtu lexo

Armata e Maqedonisë shënon 25 vjetorin e formimit të saj

Armata e Republikës së Maqedonisë sot shënon 25 vjet nga formimi i saj. Solemniteti qendror është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *