Home / Lajme / Maqedoni / Bujar Osmani: Ministrat shqiptarë nuk shkuan në Beograd për arsye objektive

Bujar Osmani: Ministrat shqiptarë nuk shkuan në Beograd për arsye objektive

03 Qershor – Zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Bujar Osmani deklaroi sot se ministrat shqiptarë për arsye objektive nuk udhëtuan në Beograd për të marrë pjesë në mbledhjen e përbashkët midis qeverive të Maqedonisë dhe Serbisë.

“Disa nga ministrant nuk kanë shkuar për arsye objective. Por shpresoj se në mbledhjet e ardhshme të përbashkëta me Qeveritë e Shqipërisë, Kosovës dhe Bullgarisë, varësisht nga temat do të jenë të pranishëm më shumë ministra”, deklaroi Osmani, në përgjigjen e tij diplomatike, dhënë mediave. Sipas tij, në Beograd kanë udhëtuar ministra të kabinetit që mbulojnë disa nga temat e rendit të ditës të kësaj seancë.

Megjithatë siç mësohet dy nga temat që kanë të bëjnë me ministrinë e ekonomisë që drejtohet nga Valon Saraçini dhe ministrinë e ambientit jetësor që drejtohet nga Abdulaqim Ademi do të diskutohen në Beograd nga zëvendësministrat e këtyre dikastereve ministrore.

Gjithashtu lexo

Kallëzim penal deri te PSP nga Mehmeti, Llatas dhe Talevska kundër biznesmenit Palevski

Ashtu siç u informua dje nga Telegrafi, biznesmeni Ljupço Palevski është marrë në pyetje informative …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *