Home / Lajme / Maqedoni / Bullgaria: Integrimi i Maqedonisë varet nga fqinjësia e mirë (VIDEO)

Bullgaria: Integrimi i Maqedonisë varet nga fqinjësia e mirë (VIDEO)

05 Qershor – Rruga e Maqedonisë për në BE, kalon përmes nënshkrimit të marrëveshjes së fqinjësisë së mirë me Bullgarinë.

Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm bullgar Kristijan Vigenin. Ai tha se pas zgjedhjes së qeverisë së re në Sofje, nuk do ketë ndryshime thelbësore të politikës ndaj Shkupit, ndonëse paralajmëroi iniciativa me të cilat do përpiqet të përmirësohet atmosfera në marrëdhëniet mes dy vendeve. Vigenin thotë se çdo shtet kandidat për në BE, duhet të zgjidhë më parë problemet me fqinjët e tij, dhe e njëjta situatë ka qenë edhe me Bullgarinë, e cila pati probleme akoma më të ndërlikuara territoriale. Shefi i diplomacisë bullgare tha se ka disa çështje për të cilat pala maqedonase është e përmbajtur, por kjo nuk është diçka që nuk mund të tejkalohet. Për qëndrimin e Bullgarisë, ai ka informuar edhe eurokomisarin për zgjerim Stefan Fyle. Megjithatë, Vigenin beson se për marrëveshje mes Shkupit dhe Sofjes, nuk është i nevojshëm ndërmjetësimi i askujt.

“Interesi i Bullgarisë do mbrohet, por në të njëjtën kohë, ne nuk duam t’ia lidhim duart Maqedonisë. Propozojmë zgjidhje për të cilat vlerësojmë se janë të pranueshme për ta, dhe që në fakt, thjesht pasqyrojnë realitetin e marrëdhëniet tona. Nëse pala maqedonase e pranon atë realitet, atëherë nuk do kishte asnjë problem që edhe ata, ta nënshkruanin marrëveshjen”, tha Kristijan Vigenin, ministër i jashtëm i Bullgarisë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *