Home / Lajme / Maqedoni / BURIMET E SHARRIT” NË “SOFRËN DARDANE” (VIDEO)

BURIMET E SHARRIT” NË “SOFRËN DARDANE” (VIDEO)

11 Qershor – Stadiumi i lojrave me dorë do të jet arena ku ky ansambli do të prazantohet me këngët dhe vallet më të bukura tipologjike dhe tradicionale që do të burojnë nga thesari i tyre, por njëkohësisht, ata do të mundohen për t’i rrëmbyer edhe duartrokitjet e spektatorëve të shumtë të cilët aty tradicionalisht tubohen për ta ndjekur kët manifestim të madhë kulturor.

Nga data 13 deri më 15 qershor, të këtij viti, Tropoja e republikës së Shqipërisë do të do të jet nikoqire i organizimit të Festivalit të njëmbëdhjetë mbarëkombëtar “Sofra dardane” 2013, ku pjesëmarrës të këtij evinimenti të madh kulturor, do të jenë grupet artistike nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i zi, diaspora shqiptare si dhe shumë artist- këngëtar të shquar të melosit popullor shqiptar.
Në kët eviniment të madh kulturor është i ftuar edhe ansambli “Burimet e sharrit” nga Tetova, të cilët pritet të shfaqin dhe të shpalosin repertoarin e tyre më të mirë që e kanë përgatitë enkas për kët festival.
Pjesëmarrja e këtij ansambli në kët festival, ka të bëje me bashkëpunimin e ndërsjelltë që ka Ansambli “Burimet e sharrit” me Unionin artistik të kombit shqiptar, Qytetin e Bajram Currit dhe Qarkun e Kuksit.
Stadiumi i lojrave me dorë do të jet arena ku ky ansambli do të prazantohet me këngët dhe vallet më të bukura tipologjike dhe tradicionale që do të burojnë nga thesari i tyre, por njëkohësisht, ata do të mundohen për t’i rrëmbyer edhe duartrokitjet e spektatorëve të shumtë të cilët aty tradicionalisht tubohen për ta ndjekur kët manifestim të madhë kulturor.
Festivali është i karakterit garues, kurse vlerësimin e grupeve më të mira do ta bëjë një juri e përbërë nga figura të spikatura, specialist të fushës së artit dhe kultures së folklorit dhe etnografisë shqiptare – mjeshtër të këngëve, valleve dhe kostumeve popullore.
“Burimet e sharrit” në këtë festival udhëtojnë me shpresë se edhe kësaj here do ta përsërisin suksesin e para dy viteve ku po në këtë festival ishin fitues të Çmimit të dytë. TV KOHA.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *