Home / Sport / Çmendet Monaco, 100 milionë për CR7-ën

Çmendet Monaco, 100 milionë për CR7-ën

Merkatoja e futbollit bëhet gjithmonë e më shumë më e paparashikueshme. Sipas asaj që raporton “The Independent”, Monaco ka bërë një ofertë prej 100 milionë eurosh për Cristiano Ronaldon.

Presidenti i klubit nga Principata, Dmirty Rybolovlev i ka befasuar tashmë tifozët e tij em blerjet e kryera por mesa duket nuk do të ndalet këtu. Pas mbërritjes së Radamel Falcaos ai dëshiron me çdo kusht edhe yllin portugez të Real Madrid.

Klubi bardhekuq i Monacos po mban nën kontroll situatën që ka të bëjë me rinovimin e kontratës së Roanldos por ndërkohë po ndërton një raport të fortë me merkaton në Portugali: pas blerjes së James Ridriguez dhe Joao Moutinho nga Porto, dhe Ricardo Carvalho nga Real Madrid tani kërkohet edhe CR7.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *