Home / Lajme / Maqedoni / Dalder: Akoma nuk ka përgjigje në NATO për pranimin e Maqedonisë

Dalder: Akoma nuk ka përgjigje në NATO për pranimin e Maqedonisë

18 qershor-“Kur bëhet fjalë për çështjen e zgjerimit të Aleancës është e nevojshme anëtaret e NATO-s të pajtohen. Por, nëse nuk ka pëlqim, atëherë zgjerimi nuk do të ndodh. Nuk bëhet fjalë se 27 vendet-anëtare të NATO-s po përpiqen të bindin një anëtare tjetër ta ndryshojë pikëpamjen e ndonjë çështjeje. Bëhet fjalë për 28 anëtare që duhet të dakordohen që të ketë progres për këtë çështje”, konstaton Dalder.

Ambasadori i SHBA-së në NATO, Ivo Dalder thotë se Aleanca akoma nuk ka pëlqim për pranimin e Republikës së Maqedonisë, por se po punohet në atë që 28-të vendet anëtare të dakordohen të arrihet sukses për këtë çështje. Në konferencën e tij të fundit mbrëmë nga pozita e njeriut të parë e Misionit amerikan në kuadër të Aleancës, në organizim të tink-tenk-ut “Karnegi Evropa” në Bruksel.

“Akoma vlen vendimi i sjellë në Samitin e Bukureshtit në vitin 2008, ndërsa i përsëritur në Samitin e vjetshëm të Aleancës në Çikago, se ftesa për anëtarësim deri te Maqedonia do të aktivizohet pasi të zgjidhet çështja për ermin me vendim të pranueshëm të përbashkët. Ne në NATO punojmë sipas një parimi të madh, ndërsa ky është qëllimi i konsensusit dhe nëse nuk e kemi për ndonjë çështje atëherë nuk ka përpara për të njëjtën, potencoi Dalder në lidhje me pranimin e Maqedonisë në organizatën më të madhe ushtarako-politike në botë.

Në pyetjen pse vetëm Maqedonia ka kusht shtesë për hyrje në Aleancë, e cila thotë “fillimisht ndryshoni emrin, pastaj do t’ju pranojmë”, ambasadori amerikan me përgjigje:

“Kur bëhet fjalë për çështjen e zgjerimit të Aleancës është e nevojshme anëtaret e NATO-s të pajtohen. Por, nëse nuk ka pëlqim, atëherë zgjerimi nuk do të ndodh. Nuk bëhet fjalë se 27 vendet-anëtare të NATO-s po përpiqen të bindin një anëtare tjetër ta ndryshojë pikëpamjen e ndonjë çështjeje. Bëhet fjalë për 28 anëtare që duhet të dakordohen që të ketë progres për këtë çështje”, konstaton Dalder.

Për atë se çka ka bërë ai si kryesues i Misionit të SHBA-së në kuadër të NATO-s në katër vitet e kaluara të mandatit të tij që t’i ndihmojë partnerit strategjik Maqedonisë, e cila është vendi i tretë që jep më së shumti ushtarë në misionet e NATO-s për kokë banori, Dalder thotë se administrata amerikan ka bërë përpjekje të mëdha.

“SHBA-ja ka detyrë të madhe ajo është investimi në angazhime të fuqishme diplomatike, duke përfshirë persona të nivelit më të lartë për gjetjen e zgjidhjes me Qeverinë greke dhe të Maqedonisë. Por, për fat të keq ky mision nuk pati sukses! Mund t’ia qëllojmë pse nuk ndodhi një gjë e tillë. Por, në fund, ne e bënim atë. Megjithatë qytetarët e Maqedonisë duhet të vazhdojnë me atë që e bëjnë. Të vazhdojnë të zhvillohen në mënyrë të balancuar. Në terrenin vendor dhe jashtë kufijve në lidhje me kontributin me operacionet për siguri siç është Misioni i NATO-s në Afganistan, potencoi ambasadori amerikan në largim nga Brukseli.

Siç dihet, nga viti 2008, Republika e Maqedonisë i plotëson të gjitha kushtet për anëtarësim të plotfuqishëm në Aleancën Veriore, jo vetëm për shkak të bllokadës me Greqinë, qëndron para dyerve të NATO-s, ngjashëm si edhe në përpjekjet që t’i fillojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *