Home / Sport / David Luiz, sakrifica e madhe e Çelsit

David Luiz, sakrifica e madhe e Çelsit

David Luiz mund të mos ketë mundësinë të punojë me Zhoze Murinjon, i cili duket se ka autorizuar shitjen e tij kundrejt një oferte të kënaqshme nga PSZH dhe Barcelona, dy klube që janë vënë në ndjekje të futbollistit brazilian.

Sipas “Daily Mirror”, klubi londinez e sheh atë si qendërmbrojtësin e të ardhmes dhe ndoshta një kapiten të mundshëm pas lamtumirës së Territ. Por për Murinjon, braziliani nuk është më i mirë se Mangala që kërkon të marrë prej Portos. Për më tepër, atë nuk e bindin as paraqitjet si mesfushor të brazilianit, ndaj ka bërë të qartë se një ofertë e rëndësishme ekonomike nga klubet e interesuara, do të ishte e mjaftueshme për ta lënë të largohet.
Dy pretendentët kryesorë të David Luiz janë Barcelona dhe PSZH. Të parët kërkojnë medoemos një qendërmbrojtës cilësor për ta vënë përkrah Zherard Pike, duke parë edhe situatën me dëmtimet e njëpasnjëshme të Karles Pujol. Por ata përballen me konkurrencën e fortë të PSZH, që ka mundësinë ideale për të formuar dyshen e qendrës së mbrojtjes së Brazilit, duke e vënë atë përkrah Tiago Silva. Sido që të jetë, të dy palët duhet të përgatiten për të paguar relativisht shumë, pasi futbollisti pritet të kushtojë rreth 40 milion euro.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *