Home / Lajme / Maqedoni / Davitkovski do të udhëheq komisionin për ngjarjet e 24 dhjetorit

Davitkovski do të udhëheq komisionin për ngjarjet e 24 dhjetorit

12 qershor-Dy partitë më të mëdha politike maqedonase VMRO-DPMNE dhe LSDM janë dakorduar për kandidaturën e Davitkovskit dhe se ata kanë njoftuar për zgjedhjen e tij përmes komunikatave zyrtare.

Profesori i Fakultetit Juridik në Shkup, Borçe Davitkovski do të udhëheq Komisionin për zbardhjen e ngjarjeve të 24 dhjetorit të vitit të kaluar në Parlamentin e Maqedonisë.

Dy partitë më të mëdha politike maqedonase VMRO-DPMNE dhe LSDM janë dakorduar për kandidaturën e Davitkovskit dhe se ata kanë njoftuar për zgjedhjen e tij përmes komunikatave zyrtare.

Dy partitë theksuan se Davitkovski është zgjidhja e mirë dhe një figurë e nderuar në lëminë e shkencave juridike, i cili pritet të udhëheq komisionin në mënyrë efikase.

Ngjarjet e 24 dhjetorit në Parlamentin e Maqedonisë kanë të bëjnë me nxjerrjen e deputetëve të opozitës maqedonase nga salla e institucionit ligjvënës, për shkak të bllokimit të seancës për miratimin e projekt –buxhetit për vitin 2013. Deputetët e opozitës u nxorrën dhunshëm nga shërbimet e Parlamentit, ndërsa maxhoranca pa asnjë debat dhe duke anashkalur amendamentet e opozitës, miratoi buxhetin. (INA)

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *