Home / Sport / De Gea “ftesë” për Tiagon te Mançester Junajtid

De Gea “ftesë” për Tiagon te Mançester Junajtid

David De Gea i ka bërë të qartë dëshirën e tij kapitenit të Spanjës U-21, Tiago Alkantara, duke i firmosur topin e finales së Evropianit me mesazhin “shihemi në Mançester”.

Tiago është fotografuar duke shkuar drejt aeroportit me topin që zakonisht mbetet dhuratë pasi shënon 3 gola. Në të ishin firmat e gjithë shokëve të skuadrës, por ra në sy menjëherë mesazhi që De Gea, portier i Mançester Junajtid, kishte shkruar për të.
‘Nos Vemos en Manchester’ (Shihemi në Mançester), ishte fraza e shkruar nga De Gea në këtë top, ndërsa mediat spekulojnë se kjo ftesë publike ka ardhur pasi mesfushori ka pranuar që të transferohet në Angli.
Mançester Junajtid duhet të paguajë 18 milion euro për të marrë futbollistin e Barcelonës, pasi kjo është klauzola e largimit në kontratën e tij.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *