Home / Lajme / Maqedoni / Debat: Ndryshime kushtetuese si vazhdim i implementimit të Marrëveshjes së Ohrit

Debat: Ndryshime kushtetuese si vazhdim i implementimit të Marrëveshjes së Ohrit

24 qershor-“Mendoj se çdo Kushtetutë nuk është e ngurtë, nëse i kemi parasysh edhe kushtetutat e shteteve tjera të cilat reformohen pasurohen, në bazë të praktikave që i kërkon publiku. Profesorët, analistët kanë të drejtë të shprehin mendimet të tyre dhe ajo është interesi i kësaj tryeze se si duhet të rregullohen çështjet që kanë të bëjnë me MO-në në aspektin kushtetues, ligjor apo mekanizma tjerë, pra ky është qëllimi”, tha Xhaferi.

Ndryshime kushtetuese kërkuan sot disa profesorë shqiptarë nga Maqedonia në debatin e tretë për Marrëveshjen e Ohrit, që sot u mbajt në Shkup.

Me këtë rast, zëvendëskryeministri i obliguar për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit Musa Xhaferi ka shtruar si dilemë edhe ndryshimet kushtetuese. Ai tha se MO-ja ka krijuar stabilitet të brendshëm dhe siguri dhe njëherësh ka reflektuar edhe në rajon duke u marrë si shembull pozitiv.

“Mendoj se çdo Kushtetutë nuk është e ngurtë, nëse i kemi parasysh edhe kushtetutat e shteteve tjera të cilat reformohen pasurohen, në bazë të praktikave që i kërkon publiku. Profesorët, analistët kanë të drejtë të shprehin mendimet të tyre dhe ajo është interesi i kësaj tryeze se si duhet të rregullohen çështjet që kanë të bëjnë me MO-në në aspektin kushtetues, ligjor apo mekanizma tjerë, pra ky është qëllimi”, tha Xhaferi.

Ai shtoi se janë dëshmitar të mbi 10 viteve të fundit se kjo temë është një prej temave që në të gjitha kohërat është shumë aktuale, në shumicën e rasteve ka shkaktuar konflikte mes grupeve në shoqëri, si atyre që janë grupeve qeveritare, joqeveritare, medieve, ka vëmendjen e opinionit ndërkombëtarë me shumë të drejtë, për arsye se ndërkombëtarët janë edhe garantues, nënshkrues, ndihmues dhe lehtësues që të vihet deri tek kjo marrëveshje e cila fatmirësisht ka krijuar një stabilitet të brendshëm dhe një siguri dhe ka reflektuar edhe në rajon, është marrë si shembull pozitiv.

Në të ardhmen, pohoi Xhaferi, mendohet që pas mesit të gushtit, që është kërkesë edhe e institucioneve të BE-së të ketë një konferencë me karakter ndërkombëtar për të parë se cilat do të ishin politika më prioritare për dekadën e ardhshme të MO-së dhe sa ndihmon MO që Maqedonia të integrohet, të harmonizohet me legjislacionin evropian dhe nënkuptohet si vend që aspiron për t’u bërë në një të ardhme shumë të afërt edhe anëtaret e NATO-s.

Zëvendës kryeministri i obliguar për eurointegrime Fatmir Besimi thotë se Marrëveshja e Ohrit e ka realizuar qëllimin e saj primar, ajo është pjesë e sistemit dhe proceseve demokratike dhe duhet pandërprerë të kultivohet.

“Marrëveshja dhe proceset eurointegruese nuk janë të mundura njëra pa tjetrën”, vlerëson Besimi.

Profesori Mersim Maksuti nga Universiteti Shtetëror i Tetovës vlerëson se në Maqedoni duhet të implementohen standardet që bashkësia ndërkombëtare i zbaton në Kosovë dhe se në shtet janë të nevojshme ndryshimet kushtetuese.

“Ta shfrytëzojmë rastin e Kosovës me zgjidhjen e problemit të serbëve. Kjo të zbatohet edhe në Republikën e Maqedonisë. Lidhur me vetadministrimin lokal, të rriten kompetencat e komunave me çka në ndonjë mënyrë do të përmirësohej statusi i shqiptarëve në vend. Lidhur me pushtetin qendror, duhet të jemi të vetëdijshëm se realiteti padyshim na çon drejt asaj që të bisedohet për amandamente kushtetuese në këtë shtet”, deklaroi Maksuti, duke potencuar se ndryshimet kushtetuese janë të nevojshme për shkak se de fakto partitë ashtu funksionojnë.

“Fakt është se Qeveria në Maqedoni nuk mund të formohet pa faktorin shqiptar”, tha ai.

Ish kryeministri dhe profesor aktual universitar Vllado Buçkovski vlerëson se Marrëveshja e Ohrit e realizoi qëllimin primar, solli paqe dhe stabilitet.

“Republika e Maqedonisë duke iu falënderuar implementimit të suskesshëm në kartë vitet e para fitoi status kandodat për anëtarësim në BE, por më shumë edhe se qind për qind ta relizojmë Marrëveshjen e Ohrit, do të vazhdojmë të qëndrojmë në vend”, tha Buçkovski

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *