Home / Lajme / Maqedoni / Deklarata e Zaevit shkakton reagime (VIDEO)

Deklarata e Zaevit shkakton reagime (VIDEO)

08 Qershor – Deklarata e kreut të LSDM-së Zoran Zaev, se politika patriotike e LSDM-së u dëshmua si e gabuar, ka shkaktuar reagime të shumta.

Nga VMRO DPMNE-ja shprehen se qytetarët e Strugës dhe Kërçovës janë të dëshpëruar nga deklarata e Zaevit se koalicioni mes LSDM-së dhe VMRO DPMNE-së në Strugë dhe Kërçovë ka qenë hap i gabuar. Kanë reaguar edhe nga shoqata e branitellave “BEDEM” duke kërkuar që Zaev të kërkojë falje, pasi që siç shprehen ata, ai ka vënë në të njëjtin thes, branitellat me pjesëtarët e UÇK-së. “Në Strugë qytetarët treguan se çfarë është patriotizmi, se si të mbrohet interesi i qytetit të tyre. Por, në rast se Zoran Zaevi turpërohet nga patriotizmi, atëherë ai turpërohet nga anëtarët e vet dhe qytetarët e Strugës. Për Zaevin është gabim të jesh patriot dhe mbrojtës i shtetit amë dhe rendit, dhe të gjithë ata që dhanë jetën për Maqedoninë, nuk guxojnë të marrin atë që meritojnë, për shkak se nuk u dashka të jenë patriot, nuk guxojnë të ndjejnë dashuri ndaj atdheut të tyre. Pyesim kreun e LSDM-së në Strugë, a do vazhdojë të mbrojë interesat e përbashkëta të qytetarëve apo do të ndjekë gjurmët e Zaevit”, tha Gjoko Iloski, VMRO-DPMNE.“Ai duhet urgjentisht të kërkoj falje për deklaratën e tij. Ajo deklaratë është e turpshme dhe ofenduese për ne branitellat. Ne, as në ëndërr nuk kemi pritur që një politikan maqedonas do të japë një deklaratë të tillë ku ne branitellave do na vinte në të njëjtin thes, me ata që sulmuan shtetin tonë. Porositim Zoran Zaevin, se ne jemi patriotë dhe për dallim nga ai, nuk turpërohemi që ta pranojmë atë”, tha Goran Dimoski, kryetar i ‘BEDEM’.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *