Home / Lajme / Maqedoni / Derisa Shkupi insiston për maqedonizmin, dyert e NATO-s dhe të BE-së do të mbeten të mbylluara

Derisa Shkupi insiston për maqedonizmin, dyert e NATO-s dhe të BE-së do të mbeten të mbylluara

18 qershor-Sipas presidentit grek, KB-ja ka vendosur të mos e pranojë Maqedoninë nën emrin kushtetues dhe në këtë mënyrë e kanë pranuar legjitimitetin e kundërshtimit grek. Ai tha se “pala greke ka bërë hapa të rëndësishëm që të gjendet tokë e përbashkët në kuadër të procesit negociues nën patronazhin e KB-së.”

Derisa Shkupi insiston në konstruksionin ideologjik të “maqedonizmit”, deri atëherë derën e NATO-s do ta mbajë të mbyllur, ndërsa procesin e integrimit në BE të ngrirë, deklaroi presidenti grek Karolos Papulas në një intervistë për gazetën serbe “Politika”.

“Greqia veç më e ka kaluar pjesën e rrugës e cila i takon. Presim nga Maqedonia të heq dorë nga papajtueshmëria e vazhdueshme dhe ta kalojë edhe atë distancë e cila i takon që të gjendet zgjidhje definitive”, deklaroi Papulas.

Sipas presidentit grek, KB-ja ka vendosur të mos e pranojë Maqedoninë nën emrin kushtetues dhe në këtë mënyrë e kanë pranuar legjitimitetin e kundërshtimit grek. Ai tha se “pala greke ka bërë hapa të rëndësishëm që të gjendet tokë e përbashkët në kuadër të procesit negociues nën patronazhin e KB-së.”

“Sipas rezolutës së Këshillit të Sigurimit, ai emër nuk do të jetë vetëm për përdorim ndërkombëtar ose të pjesshëm, ai do të jetë emër me përcaktim gjeografik për të gjitha përdorimet”, deklaroi Papulas në një intervistë për “Politikën”.

Presidenti grek prej sot është për vizitë zyrtare dyditore në Beograd

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *