Home / Lajme / Maqedoni / Dëshmitari: Makina ‘Opel’ është e Policisë (VIDEO)

Dëshmitari: Makina ‘Opel’ është e Policisë (VIDEO)

11 Qershor – Vrasja e pesëfishtë në Smilkovc në periferi të Shkupit ndodhë më 12 prill 2012. Lidhur me këtë vrasje të maqedonasve janë të akuzuar Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Rami Sejdini, Hazi Haziri, Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq. Dy të fundit janë të arrestuar kohë më parë në Prishtinë dhe pritet ekstradimi i tyre në Maqedoni.

Makina e tipit “Opel Omega” që u gjet dhe u ndërlidh me vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc më parë ishte shfrytëzuar nga njësit policor “Alfa”.

Kjo është theksuar sot në Gjykatën Penale në Shkup nga dëshmitari Dime Veskov, i cili ka dëshmuar me kërkesë të palës mbrojtëse të përfaqësuar nga avokati Naser Raufi.

Veskov ka thënë para trupit gjykues se automjeti që u gjet pas vrasjes dhe që u tha se ishte shfrytëzuar nga vrasësit është në pronësi të njësitit “Alfa”.

Ai kishte thënë se ishte arrestuar nga pjesëtarët e këtij njësiti në vitin 2009 me të njejtën makinë. Veskov makinën e kishte njohur nga televizori dhe menjëherë i ishte lajmëruar avokatëve të lidhur me rastin “Monstër”.

Dime Veskov tani për tani po vuan një dënim në burgun e Idrizovës.

Por një pjesë e mediave e komentuar në variante të ndryshme dëshminë e Veskov, duke theksuar se ai në disa raste ka qenë i hutuar gjatë procesit dhe se ka pasur deklaratë të pabazuar dhe të shtrembëruar në disa raste.

Vrasja e pesëfishtë në Smilkovc në periferi të Shkupit ndodhë më 12 prill 2012. Lidhur me këtë vrasje të maqedonasve janë të akuzuar Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Rami Sejdini, Hazi Haziri, Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq. Dy të fundit janë të arrestuar kohë më parë në Prishtinë dhe pritet ekstradimi i tyre në Maqedoni.

Pala mbrojtëse ka hedhur poshtë akuzën e ngritur duke theksuar se procesi ndaj tyre është i montuar dhe se nuk bëhet fjalë se këta të akuzuar kanë kryer vrasjen. Mbrojtja ka nxjerrë shumë fakte dhe dëshmi duke hedhur poshtë pretendimet e palës së akuzës.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *