Home / Lajme / Maqedoni / Dhënia e provimit të lëndës së dytë të maturës shtetërore

Dhënia e provimit të lëndës së dytë të maturës shtetërore

11 qershor-
Maturantët të cilët nuk do ta japin maturën shtetërore ose do të japin vetëm një lëndë në afatin e qershorit, do të kenë mundësi të dytë në afatin e ardhshëm më 13 gusht për gjuhë amtare dhe më 15 gusht lëndën zgjedhore. Këtë vit është gjenerata e gjashtë e cila e jep provimin shtetëror nga sjellja e tij. Provimi është kusht që maturanti të regjistrohet në fakultet.

Në shkollat e mesme në Maqedoni sot prej orës 10 do të fillojë dhënia e provimit të lëndës së dytë, lëndë zgjedhore nga provimi i maturës shtetërore. Testimi për gjuhë të huaj ose matematikë, përkatësisht estetikë ose filozofi, do të zgjasë tre orë.

Ashtu sikur vitet e kaluara, interesi më i vogël është për matematikë se sa për gjuhë të huaja. Për matematikë nivel bazë të paraqitur janë pothuajse sikur vitin e kaluar (0,05 për qind më shumë) përkatësisht 2.184, ndërsa vetëm 13 do ta japin provimin e matematikës në nivel përparues, që është më pak për gjashtë maturantë ose rënie për 31,9 për qind.

Te gjuhët e huaja, jehonë të rritur ka te gjuha angleze dhe gjermane, ndërsa është zvogëluar për gjuhën franceze dhe ruse. Për gjuhën angleze do të japin provim 16.498, përkatësisht 1,59 për qind më shumë se sa vitin e kaluar, ndërsa test për gjuhën gjermane do të japin 212, që është për 42,2 për qind më shumë nga viti i kaluar. Për gjuhën franceze, sërish, numri i të paraqiturve ka rënë do të japin provim 188 maturantë, 36,2 për qind më pak nga viti 2011/2012. Edhe për testin e gjuhës ruse ka interes më të dobët, do ta japin provimin 46 maturantë, 20 më pak nga viti i kaluar, që është rënie për 30,3 për qind.

Maturantët e shkollave të artit për lëndë zgjedhore e kanë filozofinë dhe estetikën. Për 50 për qind ka më pak të paraqitur për filozofi, 12 përballë 24 nxënësve të viteve të kaluara, ndërsa 76 ose më shumë se 22,5 për qind nga viti i kaluar janë paraqitur për testin e estetikës.

Këtë vit për maturë shtetërore janë paraqitur gjithsej 19.289 kandidatë. Të shtunën ato e japin provimin e pjesës së parë të testit- lëndë obliguese gjuhë amtare (maqedonisht, shqip ose turqisht) dhe literaturë.

Testimin e vëzhgojnë rreth 2.000 testues. Rezultatet e para priten për një muaj. Kandidatët e pakënaqur kanë mundësi për ankesë, ashtu si vitin e kaluar, do të kushtojë 1.000 denarë.

Maturantët të cilët nuk do ta japin maturën shtetërore ose do të japin vetëm një lëndë në afatin e qershorit, do të kenë mundësi të dytë në afatin e ardhshëm më 13 gusht për gjuhë amtare dhe më 15 gusht lëndën zgjedhore. Këtë vit është gjenerata e gjashtë e cila e jep provimin shtetëror nga sjellja e tij. Provimi është kusht që maturanti të regjistrohet në fakultet.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *