Home / Sport / Dhuna në Brazil rrezikon Kupën e Konfederatave

Dhuna në Brazil rrezikon Kupën e Konfederatave

FIFA ka lëshuar sot një deklaratë ku ka përgënjeshtruar hipotezën e ndalimit të Kupës së Konfederatave për shkak të protestave të dhunshme që kanë përfshirë vendin. Por tashmë situata ka kaluar jashtë kontrollit dhe si rrjedhojë, mediat ndërkombëtare bëjnë të qartë se shumë skuadra, apo edhe vetë delegatët e FIFA-s, janë gati të braktisin Brazilin.

Dhuna e shpërthyer mbrëmë dhe demonstratat që pritet të vazhdojnë në dy ditët në vazhdim, kanë sjellë pasiguri te skuadrat që po marrin pjesë në aktivitet. Disa prej tyre tani nuk lejohet më të dalin nga hotelet, duke jetuar në gjendje shtetrrethimi, në kushte që nuk kanë aspak lidhje me një turne të tillë. Ndonëse FIFA zyrtarisht ka deklaruar se aktiviteti vazhdon, burime të mediave të ndryshme kanë bërë të qartë se Sep Blater jo vetëm ka dërguar një paralajmërim për ndalimin e këtij aktiviteti, por edhe ka bërë të qartë se do të hedhë në gjyq shtetin brazilian për dëme.
Drejtuesit e FIFA-s mendojnë se fakti që shteti brazilian i ka kushtuar kaq shumë interes Kupës së Konfederatave për të bërë publicitet, ka shtyrë edhe protestuesit të shpërthejnë në valë masive urrejtje ndaj qeverisë dhe për më tepër aktivitetit në fjalë. Si rrjedhojë, është vënë në rrezik jeta e pjesëmarrësve në Kupën e Konfederatave, me shumë prej protestuesve që shpesh janë përpjekur të hyjnë në stadiume, apo në hotelet ku gjenden kombëtaret e ndryshme.
Në një situatë të tillë, ushtria braziliane ka marrë përsipër të garantojë sigurinë e futbollistëve dhe atyre që i shoqërojnë, duke rrethuar të gjitha hotelet. Sipas “Rregullores së Përgjithshme” të aktivitetit, nëse vendi organizator nuk arrin të garantojë sigurinë, atëherë aktiviteti ndërpritet automatikisht.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *