Home / Lajme / Maqedoni / Digjen tre shtëpi në Çair të Shkupit

Digjen tre shtëpi në Çair të Shkupit

Shkup, 01 Qershor – Tre shtëpi janë djegur plotësisht si pasojë e shpërthimit të zjarrit në lagjen Çair të Shkupit.

Zjarri fillimisht kishte përfshirë një shtëpi në rrugën e “Dizhonit”, ndërsa pas saj nga flakët janë përfshirë edhe dy shtëpi të tjera.

Ekipet e zjarrëfiksëve të Shkupit informuan se kanë arritur që të lokalizojnë zjarrin që kishte shpërthyer rreth orës 15.00 dhe që ka mund të rrezikoj edhe shtëpi të tjera. Rruga e njohur e “Dizhonit” është njëra nga më të dendura në rajonin e Shkupit. Deri tani nuk janë bërë të ditur shkaqet e shpërthimit të zjarrit. (INA)

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *