Home / Sport / Drita beson në egzistencë

Drita beson në egzistencë

“Mendoj se ekipet e Ligës së Parë zakonisht kanë përparësi në këtë aspekt, megjithatë bëhet fjalë për një ndeshje që është nok-aut kështu që mund të ndodhin gjëra që janë të paparashikueshme. Por unë jam optimist, mendoj se kualiteti që posedojmë do të dalë në pah dhe do jemi ata që do të vazhdojmë që edhe vitin tjetër të garojmë në Ligën e Parë të Maqedonisë”, është shpreshur trajneri i Dritës së Bogovinës, Jeton Beqiri.

Pasi kanë përfunduar garat në Ligën e Parë, të Dytë dhe të Tretë në futbollin vendor dhe një pjesë e skuadrave kanë shkuar në pushim të merituar veror, për disa ekipeve s’ka pushim, pasi i pret sfida vendimtare e vitit. Më 12-të qershor Drita dhe Pelisteri do të përballen me Euromilkun, gjegjësisht Skopjen në ndeshjet e balotazhit për sigurim të mbijtetesës në Ligën e Parë. Skuadra e Dritës është duke vazhduar përgatitjet për sfidën vendimtare të vitit kundër Euromilkut, përmes së cilës do të kërkojnë mbijetesën. Bogovinasit besojnë në forcat e tyre, vlerësojnë kundërshtarin, por besojnë se eksperienca e garimit në Ligën e Parë do të jetë vendimtare në këtë përballje. “Mendoj se ekipet e Ligës së Parë zakonisht kanë përparësi në këtë aspekt, megjithatë bëhet fjalë për një ndeshje që është nok-aut kështu që mund të ndodhin gjëra që janë të paparashikueshme. Por unë jam optimist, mendoj se kualiteti që posedojmë do të dalë në pah dhe do jemi ata që do të vazhdojmë që edhe vitin tjetër të garojmë në Ligën e Parë të Maqedonisë”, është shpreshur trajneri i Dritës së Bogovinës, Jeton Beqiri, i cili gjatë tërë javës ka vijuar përgatitjet me ekipin, duke tentuar përveç anës taktiko-teknike, të punojë edhe në aspektin psikologjik para ndeshjes së balotazhit. Përparësi për Dritën pritet të jetë fakti që në përbërje kanë futbollistë me përvojë të madhe si Mustafi, Nuhiu, Stankovski, e të tjerë, ndërsa gjithashtu forma e ekipi kohëve të fundit është në ngritje e sipër.

Komisioni për gara pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë, ka caktuar vendin e zhvillimit të ndeshjeve të balotazhit për plotësimin e Ligës së Parë, si dhe dyshet që do të përballen për inkuadrim në Ligën e Dytë. Kështu përballja Drita-Euromilku do të zhvillohet më 12-të qershor në Shtip, ndërsa të njëjtën ditë në Kërçovë, Pelisteri takohet me Skopjen. Më 15 qershor në program janë ndeshjet e balotazhit për plotësimin e Ligës së Dytë.

Balotazhi për Ligën e Parë, 12 qershor:

Drita-Euromilku______Shtip

Pelisteri-Skopje______Kërçovë

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *