Home / Sport / Drita e bindur në mbijetesë

Drita e bindur në mbijetesë

“Kemi besim në forcën e ekipit tonë dhe shpresojmë që të dalim fitues të kësaj përballeje. Respektojmë kundërshtarin që ka ekip kualitativ, por realisht pritet që ne të jemi skuadra që do të vazhdojmë në Ligën e Parë. Ne jemi të kujdesshëm pasi këta ndeshje nok-aut janë problematike, pasi nuk ke hapsirë për të përmirësuar ndonjë gabim eventual dhe për këtë qëllim kërkoj përqendrim maksimal nga të gjithë futbollistët. Besoj se do jemi në nivel dhe në fund ne do të dalim fitues”, deklaroi trajneri i Dritës, Jeton Beqiri.

Dita e mërkurë është e rezervuar për zhvillimin e ndeshjeve të balotazhit për plotësimin e Ligës së Parë. Drita-Euromilku dhe Pelisteri-Skopje janë duelet që do të japin emrat e dy skuadrave të fundit të cilat sezonin e ardhshëm do të jenë pjesë e elitës së futbollit vendor. Drita dhe Pelisteri si skuadra elitare janë në përparësi të vogël për shkak faktit që kanë garuar në kategorinë më të fortë të futbollit në vend, ndërsa motivi nuk mungon as te Euromilku dhe Skopje që u renditën në vendin e tretë dhe të katërt në Ligën e Dytë. Bogovinasit vitin e kaluar për herë të parë hynë në Ligën e Parë dhe në sezonin debutues kishin start të mirë duke mbyllur pjesën e parë të sezonit të mesin e tabelës. Gjysmëstiori i dytë ishte më i dobët dhe Drita erdhi në situatë që përmes balotazhit të kërkojë mbijetesën. Gjithsesi në fund të sezonit skuadra hyri në formën e duhur, regjistroi disa fitore të cilat për pak sa nuk u mundësuan mbijetesë direkte dhe kjo ecuri pozitive shton optimizmin e bogovinasve për rezultat pozitiv në ndeshjen me Euromlikun dhe mbijetesë në elitën e futbollit vendor. “Kemi besim në forcën e ekipit tonë dhe shpresojmë që të dalim fitues të kësaj përballeje. Respektojmë kundërshtarin që ka ekip kualitativ, por realisht pritet që ne të jemi skuadra që do të vazhdojmë në Ligën e Parë. Ne jemi të kujdesshëm pasi këta ndeshje nok-aut janë problematike, pasi nuk ke hapsirë për të përmirësuar ndonjë gabim eventual dhe për këtë qëllim kërkoj përqendrim maksimal nga të gjithë futbollistët. Besoj se do jemi në nivel dhe në fund ne do të dalim fitues”, deklaroi trajneri i Dritës, Jeton Beqiri, i cili beson se forma e mirë e skuadrës së tij do të jetë vendimtare në këtë sfidë. “Për fat të mirë në këtë sfidë mund të llogaris në të gjithë futbollistët e mij, skuadra ka përjetuar një ngritje kohëve të fundit dhe pres që kjo të jetë vendimtare. Prania e disa futbollistëve me përvojë në skuadrën tonë duhet të na japë qetësinë e duhur që kësaj ndeshje t’i japim kahjen e dëshiruar. Do jetë takim interesant dhe në fund ne të jemi ata që do t’i gëzohemi fitores dhe qëndrimit në Ligën e Parë”, përfundoi Beqiri, i cili tha se ka njohuri se rreth dy autobusë me tifozë nga Bogovina do të udhëtojnë drejt Shtipi për t’i dhënë skuadrës mbështetje në këtë sfidë deçizive, ndërsa shumë tifozë tjerë pritet të udhëtojnë me vetura private. Takimi Drita-Euromilk zhvillohet të mërkurën në stadiumin e qytetit në Shtip, me fillim në orën 16:30. Në të njëjtën kohë, në stadiumin e qytetit në Kërçovë, Pelisteri përballet me Skopjen.

Balotazhi për Ligën e Parë, 12 qershor ora 16:30:
Drita-Euromilku______Shtip
Pelisteri-Skopje_______Kërçovë

Gjithashtu lexo

Minutat e para të Neymarit ndaj Toulouse: Përlotet, driblon bukur, godet shtyllën dhe në fund shënon gol (Foto/Video)

Fillimi i ndeshjes së Neymarit me Paris Saint Germainin ndaj Toulouse ka nisur me emocione …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *