Home / Sport / Drita-Euromilk regjistrohet zyrtarisht 0:3, bogovinasit do ankohet në UEFA

Drita-Euromilk regjistrohet zyrtarisht 0:3, bogovinasit do ankohet në UEFA

“E kam njoftuar edhe nën kryetarin e FFM-së Qenan Idrizin, për këta biseda që janë bërë në koluare të ndryshme. Prej tij kam kërkuar që në këtë ndeshje të ketë refer, të ketë delegat dhe vëzhgues nga ana e shqiptarëve. Por për fat të keq nuk kishte asnjë person zyrtar dhe ne këtu dyshojmë se skenari ka qenë i parapërgatitur. Mendimi i kryesisë së klubit është se kjo vjen nga kreu i FFM-së, do të thotë nga numri një i FFM-së Ilço Gjorgjevski dhe stafi i tij”, deklaroi Abedin Aliti.

Ndeshja e ndërprerë ndërmjet Dritës dhe Euromilkut është regjistruar me rezultat zyrtar 3:0, që nënkupton se ekipi shkupjan promovohet si anëtar i ri në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Përballja e balotazhit për plotësimin e Ligës së Parë të mërkurën u zhvillua në Shtip, por u ndërpre në minutën e 70-të pranë rezultatit 3:2 për shkupjanët, kur pas një serie të gabimeve arbitri Gjorgjievski në mënyrë tendencioze tregoi penalti për Euromilkun dhe karton të kuq për portierin e Dritës. Bogovinasit si pasojë lëshuan ndeshjen, e cila tani vendoset në tavolinë me rezultat 3:0 për Eurmilkun, ndërsa Drita, disa përfaqësues të saj, trajneri dhe kapiteni dorëzohen para komisionit disiplinor të FFM-së.

Pas vendimit të komesarit për gara pranë FFM-së, për të regjistruar ndeshjen e ndërprerë me rezultat zyrtar 3:0 për Euromilkun, drejtuesit e Dritës kanë dalë me reagim të menjëhershëm. Ata pasi kanë rishikuar inçizimin nga ndeshja në fjalë, konkluzojnë se gjatë gjithë kohës arbitrat kanë referuar në dëm të Dritës dhe këtë ata e kanë bërë me paramendim. Në takim me gazetarë nga tabori i Dritës paralajmërojnë ankesë në drejtim të organeve kompetente, përfshi këtu edhe UEFA-në dhe FIFA-n. “E kam njoftuar edhe nën kryetarin e FFM-së Qenan Idrizin, për këta biseda që janë bërë në koluare të ndryshme. Prej tij kam kërkuar që në këtë ndeshje të ketë refer, të ketë delegat dhe vëzhgues nga ana e shqiptarëve. Por për fat të keq nuk kishte asnjë person zyrtar dhe ne këtu dyshojmë se skenari ka qenë i parapërgatitur. Mendimi i kryesisë së klubit është se kjo vjen nga kreu i FFM-së, do të thotë nga numri një i FFM-së Ilço Gjorgjevski dhe stafi i tij. Ne si kryesi emrat e referve i kemi kuptuar vetëm një orë para fillimit të ndeshjes, që nuk është normale, ndërsa ekipi tjetër me siguri ka qenë i njoftuar një ditë më parë”, deklaroi kryetari i Dritës, Abedin Aliti. “Do të kërkojmë takim me përfaqësuesit shqiptarë të FFM-së dhe përfaqësuesit e ekipeve shqiptare në Ligën e Parë dhe të Dytë, për të marrë një vendim të përbashkët, pasi një situatë e këtillë i ka ndodhur Shkëndijës, i ka ndodhur Renovës, ndërsa nesër mund t’i ndodh edhe ndonjë ekip tjetër shqiptar. Të sjellim ndonjë vendim pasi dikujt i ka penguar që katër ekipe shqiptare të garojnë në Ligën e Parë. Kjo gjë do të zbulohet shumë shpejtë”, shtoi Aliti, i cili tha se ka njohuri se para dhe pas ndeshjes zyrtarë të FFM-së kanë qenë në aheng të përbashkët me drejtuesit e Euromilkut. “Si mund të drejtoj ndeshjen një refer me karaterisatika të këqija. Jam i mendimit se ai refer nuk meriton të referoj as në ndeshjet e Ligës së Dytë, e mos të flasim për ndeshje të Ligës së Parë dhe balotazh siç ishte kjo me Euromilkun. Sjellja e tij ishte jonormale, si ndaj stafit teknik të Dritës, ashtu edhe ndaj futbollistëve që u dëshmuan me kartonë të kuq, ndaj ndihmës-trajnerit dhe përfaqësuesit të klubit. Nuk e di çfarë skenari ka qenë i përgatitur, por ky është një turp për futbollin tonë”, deklaroi trajneri i Dritës, Jeton Beqiri. Kryesia e klubit bogovinas nga kryesia e LFM-së kërkojnë që të shikohet kaseta e takimit mes Dritës dhe Euromilkut. Po ashtu nga Drita kërkojnë që ti shpjegohet se si në një ndeshje aq të rëndësishme të dërgojnë në gjykatës të Ligës së dytë. Nga tabori i bogovinasve bëjnë me dije se gjatë tërë ndeshjes kishte shkelje dhe se ndeshje duhet të përsëritet. Kështu që drejtuesit e klubit të Dritës do të presin përgjigje nga LFM-ja, prej ku do të sjellin vendim për ankesë ne UEFA dhe FIFA.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *