Home / Lajme / Maqedoni / Ef. Rexhepi uron për Natën e Beratit

Ef. Rexhepi uron për Natën e Beratit

Shkup, 23 Qershor – Bashkësia Fetare Islame (BFI) ka informuar se nata e sotme është nata kur Libri i Shenjtë Kur’ani ka zbritur nga qielli në formë të plotë.

Sipas kalendarit islam, nata e 23 qershorit, ose nata 14/15 Shaban, shënohet si natë e bekuar e Beratit.

Me këtë rast, kreu i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, ka uruar të gjithë besimtarët.

“Nata e bekuar e Beratit është nata kur me dijen dhe gjykimin e All-llahut xh.sh. përcaktohen të gjitha çështjet për tërë vitin e ardhshëm! BFI i përgëzon të gjithëve besimtarët në vend, diasporë dhe mbarë shoqërinë myslimane për këtë natë të bekuar! Duke e lutur Allahun e Lartësuar që të gjitha lutjet që i bëni për kënaqësi të Tij, tu pranohen. Për hair nata e bekuar e Beratit!”, ka shkruar në telegramin e tij Reis ul-Ulema i BFI-së H. Sulejman ef. Rexhepi.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *