Home / Lajme / Maqedoni / Ekspert i KB-së për liri të shprehjes për vizitë në Maqedoni

Ekspert i KB-së për liri të shprehjes për vizitë në Maqedoni

18 qewrshor-“Kam për qëllim t’i studiojë sfidat e rëndësishme lidhur me lirinë e shprehjes në vend, si dhe iniciativat të cilat duhet të sigurojnë mbrojtjen e kësaj të drejte fundamentale. Mes tjerash, do t’i shqyrtojë masat e ndërmarra me qëllim të garantimit të pavarësisë së mediave, sigurisë së gazetarëve, si dhe përpjekjet për parandalim të gjuhës së urrejtjes”, deklaroi La Ru.

Raportuesi i posaçëm i KB-së për avancim dhe mbrojtje të së drejtës së lirisë së shprehjes Frank La Ru prej sot e deri më 21 qershor do të qëndrojë për vizitë në Maqedoni, gjatë së cilës do të kryejë vlerësim të situatës me lirinë e mendimit dhe shprehjes në vend, njoftoi Zyra e komisarit për të drejtat e njeriut të Organizatës botërore.

“Kam për qëllim t’i studiojë sfidat e rëndësishme lidhur me lirinë e shprehjes në vend, si dhe iniciativat të cilat duhet të sigurojnë mbrojtjen e kësaj të drejte fundamentale. Mes tjerash, do t’i shqyrtojë masat e ndërmarra me qëllim të garantimit të pavarësisë së mediave, sigurisë së gazetarëve, si dhe përpjekjet për parandalim të gjuhës së urrejtjes”, deklaroi La Ru.

Vizita e La Rusë është me ftesë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë. Gjatë qëndrimit në Maqedoni, ai do të ketë takime me përfaqësues të pushtetit duke përfshirë përfaqësues të pushtetit legjislativ dhe gjyqësor. Eksperti i KB-së do të ketë bisedime edhe me organizata joqeveritare, gazetarë, si dhe shoqata të gazetarëve.

Raportuesi i posaçëm La Ru do të përgadisë raport për pikëpamjet kryesore nga vizita e tij dhe do të përgadisë rekomandime lidhur me promovimin e të drejtës së lirisë së shprehjes në Maqedoni. Raporti do të prezantohet edhe para Këshillit për të drejtat e njeriut në qershor të vitit 2014. Është paraparë që La Ru pikëpamjet e tij preliminare t’i kumtojë edhe në konferencë shtypi në ditën e fundit të vizitës së tij në Shkup

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *