Home / Lajme / Rajon / Ekzekutohet me 6 plumba pronari i autoshkollës

Ekzekutohet me 6 plumba pronari i autoshkollës

Fillimisht, Dukagjini u plagos rëndë nga të shtënat dhe u dërgua me urgjencë në spitalin ushtarak, por rreth orës 08:45, ai humbi jetën si pasojë e plagëve të marra. Policia ka mbërritur menjëherë në skenën e krimit dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Pista kryesore ku po zhvillon hetimet policia është ajo e hakmarrjes.

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot zonën tek “Hoxha Tahsim”, ku një pronar autoshkolle është qëlluar me gjashtë plumba, shumë pranë shtëpisë së tij rreth orës 8:30. Mësohet se persona ende të paidentifikuar, të cilët udhëtonin me motor, kanë hapur zjarr ndaj shtetasit, Luigj Dukagjini, i cili njihej si pronari i një autoshkolle. Policia thotë se arma ishte me silenciator. Fillimisht, Dukagjini u plagos rëndë nga të shtënat dhe u dërgua me urgjencë në spitalin ushtarak, por rreth orës 08:45, ai humbi jetën si pasojë e plagëve të marra. Policia ka mbërritur menjëherë në skenën e krimit dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Pista kryesore ku po zhvillon hetimet policia është ajo e hakmarrjes.

Mësohet se viktimës, i cili ishte pronari i autoshkollës “Europa”, i kanë vrarë kunatin në shtetin britanik, para një viti. Policia dyshon se dy ngjarjet janë të lidhura me njëra-tjetrën. /Shekulli Online/

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *