Home / Lajme / Maqedoni / Engel: Shqiptarët kanë arsye të jenë krenarë

Engel: Shqiptarët kanë arsye të jenë krenarë

28 Qershor – Anëtari i Dhomës Përfaqësuese të Kongresit amerikan, Eliot Engel, ka vlerësuar se me zgjedhjet e suksesshme “Shqipëria, edhe njëherë ka demonstruar se është demokraci në lulëzim”.

Mëtutje, zoti Engel i ka uruar Edi Ramës dhe koalicionit socialist në fitoren e tyre, duke theksuar se pret të punoj me qeverinë e ardhshme.

“Liderët politikë të Shqipërisë dhe populli, kabineti i ardhshëm i ministrave dhe anëtarët opozitarë nga i gjithë spektri politik, duhet ta dinë se Kongresi i Shteteve të Bashkuara qëndror krah për krah me Shqipërinë”, tha Engel, dhe shtoi se me këto zgjedhje, Shqipëria ka dërguar “ mesazh të qartë te Bashkimi Evropian se është e gatshme për status të kandidatit” dhe se marshi i shqiptarëve kah anëtarësimi në BE vazhdon.

Engel, që është bashkëkryesues i grupit për çështjet shqiptare, thotë se shqiptarët mund të llogarisin në mbështetjen e tij në rrugën e tyre historike, pasi pak vende në botë kanë lëvizur aq shpejtë si Shqipëria nga “jodinjiteti i sistemit totalitar në dinjitetin dhe premtimet e dekokracisë së pjekur”.

Kongresisti Engel gjithashtu falënderoi kryeministrin Sali Berisha për shërbimin e tij ndaj vendit. “Shqipëria ka bërë hapa të mëdha përpara gjatë qëndrimit të tij në këtë post, duke përfshirë edhe anëtarësimin në NATO, dhe unë i uroj atij gjithë të mirat mirë për të ardhmen”, theksoi Eliot Engel, anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin amerikan.

Në fund të deklaratës së tij, ai thekson se të gjithë shqiptarët kanë arsye të shumta sot për të qenë krenarë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *