Home / Lajme / Botë / Është tërhequr autobusi i ‘Euro Bus’ nga liqeni i Gjenevës (VIDEO)

Është tërhequr autobusi i ‘Euro Bus’ nga liqeni i Gjenevës (VIDEO)

04 Qershor – Zjarrëfikësit zviceran e tërhoqën autobusin e “Eurobus”-it strugan, që ra mbrëmë në liqenin e Gjenevës.

Sipas policisë zvicerane, autobusi para se të përfundojë në liqe, ka qenë i parkuar para një marketi në vendin Vevey në terren jo të rafshtë, ndërsa udhëtarët kanë qenë jashtë. Arsyet për rënien e autobusin në liqe ende nuk janë konfirmuar, por supozohet se ka pasur probleme me frenat. Autobusi ka rënë në liqe vetëm disa momente pasi udhëtarët kanë dalur nga ai. Ndërsa pronari i kompanis “Euro Bus” e mohon këtë dhe thot se autobusi ka qenë plot 12 orë në parking dhe nuk është e vërtet se ka pasur udhëtar në afërsi të autobusit. Pas tërheqjes së autobusit, është kryer kontroll i hollësishëm dhe bisedë me shoferin. Autobus turistik i kompanisë strugane “Euro Bus” i cili ishte i parkuar, dje në mëngjes ka përfunduar në ujërat e liqenit. Në autobus nuk ka pasur udhëtarë, njoftoi portali Albinfo në gjuhën shqipe nga Zvicra. Autobusi i firmës “Euro Bus” është pronë e shqiptarit nga Struga, Xheton Istrefi. Ai për portalin deklaroi se nuk dihen shkaqet për atë se si autobusi ka përfunduar në ujërat e liqenit.”Isha rrugës për në vendin e punës kur e pash autobusin në liqe”, deklaroi një dëshmitar

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *