Home / Lajme / Maqedoni / Evropa dërgon Imer Aliun vëzhgues të zgjedhjeve në Shqipëri (VIDEO)

Evropa dërgon Imer Aliun vëzhgues të zgjedhjeve në Shqipëri (VIDEO)

21 Qershor – Pjesë e këtij misioni vëzhgues janë edhe deputetë që përfaqësojnë Kuvendet republikane të Italisë, Francës, Zvicrës, Rumunisë, Polonisë, Greqisë, Turqisë etj.Në ditën e votimit, deputeti Imer Aliu do të jetë mbikëqyrës i procesit zgjedhor në rajonin e Tiranës.

Deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të PDSH-së Imer Aliu është zgjedhur anëtar i ad-hok Komisionit parlamentar të asamblesë së Këshillit të Europës e cila do të vëzhgojë zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, nga data 21 deri më 24 qershor 2013.Komisioni i cili është formuar nga 20 anëtarë, do ti vëzhgojë zgjedhjet bashkërisht me vëzhgues të Ansambleve parlamentare të OSBE-së dhe ODIHR-së. Anëtarët e këtij komisioni do të kenë takim me liderët e partive kryesore në Shqipëri, PD dhe PS, me partitë koalicionëse, kryetarin e Komisionit Qendror Zgjedhor, me përfaqësues të sektorit civil, mediave, si dhe me përfaqësues të korit diplomatik të akredituar në Shqipëri.Deputeti i PDSH-së, Imer Aliu u bë pjesë e misionit vëzhgues nën ombrellën e grupit të Partive Evropiane Popullore. Pjesë e këtij misioni vëzhgues janë edhe deputetë që përfaqësojnë Kuvendet republikane të Italisë, Francës, Zvicrës, Rumunisë, Polonisë, Greqisë, Turqisë etj.Në ditën e votimit, deputeti Imer Aliu do të jetë mbikëqyrës i procesit zgjedhor në rajonin e Tiranës.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *