Home / Sport / Fabregas: 100 milion euro për Beil është ekzagjerim!

Fabregas: 100 milion euro për Beil është ekzagjerim!

Cesk Fabregas mendon se bota e futbollit ka filluar të dalë disi nga kontrolli dhe se shpesh nuk po jeton me realitetin dhe vështirësitë e njerëzve të thjeshtë. Lojtari ka dhënë mendimin e tij duke komentuar zërat e merkatos që shohin Real Madrid duke paguar 100 milion euro për të siguruar Garet Beil.

“100 milion euro për Beil më duket një ekzagjerim. Në situatën e sotme, nuk e di se kush mund ta ketë një shifër të tillë parash”, ishte kritika e mesfushorit spanjoll.
Por futbollisti i Barcelonës është gjithsesi i ndërgjegjshëm se uellsiani ka vlera të padiskutueshme, ashtu si shoku i tij i ri i skuadrës, Neimar, për të cilin Barcelona pagoi 57 milion euro.
“Është shumë i mirë, por do të ketë nevojë për kohë që të ambientohet, pasi vjen nga një futboll krejtësisht ndryshe nga ai që do të shohë këtu. Mesi? Ka 4 “Topa të Artë”, është me shumë mundësi lojtari më i mirë i historisë, por unë e shoh çdo ditë dhe nuk duket i tillë”, ishte komenti i Fabregas.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *